


| Gjermani - Marrja e shtetesise |
|
|
|
Jam një shtetas shqiptar që prej vitesh banoj në Gjermani. Kam dëgjuar se që nga 1 shtatori fillon aplikimi për marrjen e pasaportës gjermane, por vetëm pas kalimit të një testi. Cfarë duhet të kem parasysh për kalimin me sukses të këtij testi? Nëse dëshiron të marrësh nënshtetësinë gjermane, përveç të tjerash duhet t’i përgjigjesh edhe një testi. Brenda një ore duhet t’u përgjigjesh 33 pyetjeve mbi historinë, kulturën dhe institucionet e Gjermanisë. Vetëm nëse i përgjigjesh si duhet të paktën 17 bëhesh gjerman/e. Pas polemikave që prej muajsh bashkëpërcollën bërjen me dije mbi këtë test, që nga 1 shtatori testi për marrjen e shtetësisë është bërë i detyrueshëm në të gjithë Gjermaninë. Kjo zgjedhje shtrihet në të 16 landet e Gjermanisë, praktikë tashmë e kryer, në sajë të autonomisë së organizimit federal në Baden-Vyrtemberg dhe Asia. Ekspertët e Universitetit “Humboldt" të Berlinit kanë përgatitur një listë me 310 pyetje me përgjigje “të mbyllur” (mes katër mundësive duhet ajo e duhura) nga të cilat nxirren 33 për t’u përdorur në çdo test. Pjesa më e madhe e pyetjeve janë të përbashkëta për të gjithë, por ka edhe nga ato specifike për çdo Land. Kandidatët që mund të përgatiten mbi listën e plotë të kërkesave të botuar nga Ministria e Brendshme gjermane, p.sh. duhet të dinë: “Cila formë e shtetit është në fuqi në Gjermani?”, “Cilat parti në 2007 u grupuan në Die Linke?”, “Në cilin vit u ndërtua Muri i Berlinit?”, apo “Cili ishte simboli i Republikës Demokratike Gjermane?”. Testi ka ngjallur polemika të shumta. Gazetat kanë qëmtuar gabime të ndryshme. Kanë reaguar edhe përfaqësuesit e komuniteteve të emigrantëve. Kështu, Kenan Kolati, presidenti i bashkësisë turke në Gjermani është shprehur se kërkesat nuk synojnë vetëm përcaktimin e dijeve, por edhe atë të opinioneve. Kolati është dyshues, nëse dhe vetë gjermanët do të mund ta kalonin me sukses këtë test. Gjithësesi, tashmë është ligjore: që të bëhesh shtetas gjerman, duhet të paraprakisht të kesh informacionin e duhur mbi historinë, kulturën dhe institucionet e shtetit Gjerman. |