


| RRETH KKP-se |
|
|
|
Këshilli Kombëtar i Punës është institucioni më i lartë trepalësh i dialogut social në shkallë vendi, i cili e ushtron veprimtarinë e tij, në bazë të nenit 200 të Ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, ( ndryshuar), VKM nr. 730, datë 6.11.2003 “ Për funksionimin e Këshillit Kombëtar të Punës dhe për caktimin e Përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave në këtë Këshill” dhe rregullores së funksionimit të tij. Baza e nevojshme ligjore u krijua në bashkëpunim me Sindikatat, Organizatat e Punëdhënësve dhe asistencën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). Mbledhja e pare e KKP u zhvillua në vitin 1997, në të cilën u miratua edhe rregullorja e funksionimit të KKP. Gjatë këtyre viteve janë bërë përpjekje të vazhdueshme në plotësimin dhe përmirësimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, në përputhje me standartet ndërkombëtare, i cili ka shërbyer në forcimin dhe zhvillimin e institucioneve të partneritetit social. Misioni i KKP është ruajtja e ekuilibrave sociale nëpërmjet harmonizimit të interesave të palëve, arritja e mirëkuptimit social nëpërmjet zhvillimit të dialogut Qeveri- Partnerë Socialë, minimizimi i konflikteve sociale dhe arritja e marrëveshjeve të pranuara nga palët nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe shqyrtimit të propozimeve e alternativave të propozuara. |
| Last Updated on Monday, 21 May 2012 08:22 |