


| Shërbimi Kombëtar i Punësimit |
|
|
|
Shërbimi Kombëtar i Punësimit është nje sherbim publik, autonom, me statusin e nje administrate shtetërore qëndrore. Ai është krijuar dhe rregullon veprimtarinë e tij, bazuar në dispozitat e ligjit Nr. 7995 datë 20.09.1995 "Për nxitjen e punësimit", ndryshuar. Strukturat kryesore dhe kompetencat e tij rregullohen me Statutin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit te aprovuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 17.01.1998 "Për miratimin e statutit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit", ndryshuar me VKM nr.263 dt.25.05.2000,ndryshuar me VKM nr. 17 date 10.01.2003. MISIONIQëllimi i ligjit ne lidhje me punesimin ,formimin e kualifikimin profesional,sherbimin kombetar te punesimit dhe fondin e punesimit eshte ndjekja e politikave active te pergjithshme per te mbeshtetur punesimin e plote, produktiv dhe te zgjedhur lirisht.Shteti krijon dhe zhvillon zyrat e punesimit qe veprojne nen kontrrollin e nje autoriteti qendror , per te permbushur te drejten e gjithe shtetasve rezidente ne Shqiperi , per punesim fitimprures ,per te marre keshillim dhe kualifikim professional per cdo punesim te tille dhe per te marre mbeshtetje me te ardhura. PERCAKTIMETermi “ Zyra perkatese e punesimit” eshte :a) zyra shteterore e punesimit , e cila kryen veprimtari ne zonen e vendbanimit te perhershem te personit,qe pretendon te perfitoje nje vend pune, sherbime punesimi , formim profesional apo mbeshtetje me te ardhura. b) Zyra shteterore e punesimit , e cila kryen veprimtari ne zonen ku punedhenesi ushtron veprimtarine e tij. DETYRAT E SHKP PËRFSHIJNË:
|
| Last Updated ( Sunday, 10 August 2008 00:39 ) |