mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Shërbimi Kombëtar i Punësimit Print E-mail

Shërbimi Kombëtar i Punësimit është nje sherbim publik, autonom, me statusin e nje administrate shtetërore qëndrore. Ai është krijuar dhe rregullon veprimtarinë e tij, bazuar në dispozitat e ligjit Nr. 7995 datë 20.09.1995 "Për nxitjen e punësimit", ndryshuar.
Strukturat kryesore dhe kompetencat e tij rregullohen me Statutin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit te aprovuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 17.01.1998 "Për miratimin e statutit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit", ndryshuar me VKM nr.263 dt.25.05.2000,ndryshuar me VKM nr. 17 date 10.01.2003.

MISIONI

Qëllimi i ligjit ne lidhje me punesimin ,formimin e kualifikimin profesional,sherbimin kombetar te punesimit dhe fondin e punesimit eshte ndjekja e politikave active te pergjithshme per te mbeshtetur punesimin e plote, produktiv dhe te zgjedhur lirisht.
Shteti krijon dhe zhvillon zyrat e punesimit qe veprojne nen kontrrollin e nje autoriteti qendror , per te permbushur te drejten e gjithe shtetasve rezidente ne Shqiperi , per punesim fitimprures ,per te marre keshillim dhe kualifikim professional per cdo punesim te tille dhe per te marre mbeshtetje me te ardhura.

PERCAKTIME

Termi “ Zyra perkatese e punesimit” eshte :
a) zyra shteterore e punesimit , e cila kryen veprimtari ne zonen e vendbanimit te perhershem te personit,qe pretendon te perfitoje nje vend pune, sherbime punesimi , formim profesional apo mbeshtetje me te ardhura.
b) Zyra shteterore e punesimit , e cila kryen veprimtari ne zonen ku punedhenesi ushtron veprimtarine e tij.

DETYRAT E SHKP PËRFSHIJNË:
  • Shërbime të ndërmjetësimit në punë për të papunët që kërkojnë punë, të punësuarit që kërkojnë të ndryshojnë punë, personat me paaftësi të ndryshme dhe punëdhënësit;
  • shërbime të këshillimit profesional dhe të aftësimit për punësim a vetëpunësim për punëkërkuesit;
  • shërbim e pagesës së punësisë për individët që e përfitojnë atë;
  • financim te punëdhënësve që krijojnë vende të reja pune ose që punësojnë të rinj të sapodiplomuar;
  • bashkëpunimin me pushtetin lokal për organizimin e punëve publike duke përfshire në to të papunë që kërkojnë punë;
  • nxitjen e punëdhënësve që punësojnë persona me paaftësi;
  • formimin dhe rifomimin profesional për punëkërkuesit dhe për të rinjtë në intervalin ndërmjet shkollës së mesme dhe të lartë;
  • kreditimin e punëdhënësve që ofrojnë trajnim dhe ritrajnim për të punësuarit e tyre;
  • mbështetjen financiare të të papunëve që pranojnë të ndjekin kurset e trajnimit që u ofrohen;
  • zbatimin dhe administrimin e programeve dhe projekteve që ngarkohen me akte të posaçme ligjore dhe nënligjore;
  • zbatimin e marrëveshjeve a pjesëve të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat ngarkohet;
  • shërbimet kundrejt pagesës dhe dhënies me qera të mjeteve që zotëron, individëve ose organizmave që kryejnë veprimtari të ngjashme apo bashkëpunojnë me SHKP;
  • investimin e fondit rezervë për përfitimin e të ardhurave për fondin kombëtar të punësimit;
  • grumbullimin, rregjistrimin, raportimin dhe përdorimin e informacionit për fuqinë punëtore në tërësi, papunësinë, veprimtaritë dhe ndërmarrjet punëdhënëse, individët ose grupet që kërkojnë shërbime;
  • kryerja e studimeve të autorizuara të tregut të punës.

 

Last Updated ( Sunday, 10 August 2008 00:39 )
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj
 

Institucionet e Varesise