|
Misioni i Drejtorisë së Politikave të Shanceve të barabarta |
|
|
Formulimin dhe zhvillimin e politikave për nxitjen e barazisë në fusha të tilla si: barazia gjinore, barazinë/ pabarazinë në aftësi, problemet e pakicave etnike, etno- kulturore dhe gjuhësore, pabarazinë moshore, atë brezore e racore etj.
Sektori për Barazinë Gjinore
Misioni: Të nxisë barazinë gjinore dhe një pjesmarrje të gjerë të gruas në jetën ekonomike, politike e kulturore të vendit
Detyrat
- Të formulojë politika për shanse të barabarta të fokusuara në perspektivën e barazisë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të kategorive të tjera të shoqërisë siç janë të përmendura edhe në misionin e saj.
- Të propozojë nisma për studim dhe analiza në fushën e gjithë gamës të politikave për shanse të barabarta dhe shfrytëzimin e këtyre studimeve në proçesin e politikave të zhvillimit.
- Të hartojë akte ligjore të nevojshme për arritjen e barazisë në fusha të ndryshme dhe të zbatojë e monitorojë dispozitat e ligjit për barazi dhe rregulloret e miratuara në bazë të tij.
- Të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjeve dhe akteve ndërkombëtare në fushën që mbulon, të cilat miratohen nga Qeveria.
- Të bashkëpunojë me organizatat jo-fitimprurëse të cilat janë aktive në fushën e shanseve të barabarta dhe të sigurojë financim të pjesshëm për projekte apo aktivitete te tyre
- Të koordinojë punën për përgatitjen e Programeve Kombëtare për shanse të barabarta për kategoritë e popullsisë që mbulon objekti i Drejtorisë së politikave të Shanseve të Barabarta.
Sektori për Masa ndaj Dhunës në Familje
Misioni: Formulimin dhe zhvillimin e politikave për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në marrëdhëniet familjare, e në përgjithësi dhunës me bazë gjinore.
Detyrat
- Hartimi i strategjive dhe politikave për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare.
- Mbledhja, përpunimi dhe analiza e informacionit të nevojshëm statistikor për dhunën në marrëdhëniet familjare dhe formulimi i politikave në këtë fushë.
- Programimi I masave për rritjen e kapaciteteve për të gjithë aktorët në nivel qendror e vendor, që janë të angazhuar për kujdesin ndaj viktimave të dhunës në familje.
- Krijimi I një database dhe vendosja e lidhjeve të bashkëpunimit me OJF-të që veprojnë në këtë fushë.
- Sigurimi i programeve sociale, parandaluese, dhe mbrojtëse si dhe masave për reduktimin e dhunës në familje.
|
|
Azhornuar së fundi ( e diel , 02 nëntor 2008 )
|