|
ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE |
|
|
|
Për nxitjen dhe arritjen e mundësive të barabarta Drejtoria e Shanseve të Barabarta është e hapur për të bashkëpunuar me organizma ndërkombëtare për realizimin e politikave , programeve në fushën e barazisë gjinore, te mbrojtjes dhe mbeshtetjes se personave me aftësi të kufizuar, në përputhje me të gjitha instrumentat ndërkombëtare. Kjo drejtori gjithashtu përfaqëson Shqipërinë në inisiativat me vendet e tjera për të arritur misionin e saj.
|
|
Azhornuar së fundi ( e martë , 23 shtator 2008 )
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
ORGANIZATAT JOFITIMPRURESE (OJF-te) |
|
|
Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta e zhvillon aktivitetin e saj edhe mbi bazën e bashkëpunimit me të gjitha OJF-të të fokusuara në trajtimin e a) të drejtave: të grave dhe vajzave , të personave me aftësi të kufizuar, të fëmijëve, te moshës së tretë, etj. ; b) të ofrimit të shërbimeve për target grupet e grave të dhunuara, të trafikuara, të personave me aftësi të kufizuar; c) në trajtimin e çështjeve të barazisë gjinore d) në trajtimin e problemeve sociale, ekonomike që prekin këto target grupesh etj.
Bashkëpunimi me OJF-të konsiston në disa drejtime: 1)Në organizimin e studimeve të përbashkëta; 2)Në realizimin e projekteve konkrete në bashkëpunimi me OJF-të, fusha e veprimtarisë së tyre përputhet me fushën dhe qëllimin e këtyre projekteve; 3)Në shkëmbimin e informacioneve të ndryshme; 4) Në mbështetje të veprimtarise së OJF-ve etj.
|
|
Azhornuar së fundi ( e martë , 23 shtator 2008 )
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
RRJETI I PIKAVE TË KONTAKTIT TË DSHB NË NIVEL QËNDROR DHE LOKAL |
|
|
|
Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta në MPÇSSHB për
realizimin e objektivave dhe të programit të saj ka ngritur një rrjet
të pikave të kontaktit në nivel qëndror dhe lokal. Zgjedhja e pikave
është bërë nga titullarët e institucioneve sipas kërkesës zyrtare të
drejtuar nga MPCSSHB.
|
|
Azhornuar së fundi ( e martë , 23 shtator 2008 )
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|