| Botime |
|
|
|
Aktet Ligjore Ndërkombëtare për Barazinë GjinoreMinistria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Agjensitë e Kombeve të Bashkuara Shkarko Materialin e plote (.PDF format) Në botimin “Aktet Ligjore Ndërkombëtare për Barazinë Gjinore “ janë përfshirë të gjitha instrumentat ndërkombëtare që përfshijnë barazinë gjinore ku një pjesë të konsiderueshme zë dhe trupi ligjor i Bashkimit Europian (acquis communautaire) në fushën e Mundësive të Barabarta, si prioritet i qeverisë shqitpare për të përmbushur kriteret e vendosura nga Këshilli Europian i Kopenhagenit i 1993 (kriteret ekonomike dhe politike) sikurse dhe nevoja për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga proçesi i përafrimit të legjislacionit (acquis communautaire). Një motiv më shumë për të botuar këtë përmbledhje është dhe fakti se tashmë zbatimi dhe ratifikimi i këtyre instrumentave ndërkombëtare është pjesë e detyrimeve të ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të Planit Kombëtar të përafrimit të Legjislacionit. “Studim i Situatës së barazisë gjinore në Shqipëri”Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Agjensitë e Kombeve të Bashkuara Shkarko Materialin e plote (.PDF format) Studimi i situatës së Barazisë Gjinore në Shqipëri u realizua në kuadrin e projektit për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Barazi Gjinore, mbështetur nga agjensitë e OKB-së, dhe u mbështet në të dhënat e një vëzhgimi të realizuar në të 12 prefekturat e vendit duke synuar njohjen konkrete të situatës në Shqipëri nga këndvështrimi gjinor. “Konventa për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave” (CEDAW)Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta UNFPA Shkarko Materialin e plote (.PDF format) Në zbatim të objektivave të SKBGJ&DHF 2007-2010, DPSHB botoi broshurën “Konventa për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave” dhe “Protokolli shtesë i tij”, i cili shoqërohet me shpjegime përkatëse për këto dy dokumente të rëndësishme. Botimi dhe shpërndarja e CEDAW, e cila është bërë edhe Kushtetuta e Grave në mbarë botën është edhe një detyrim që rrjedh nga vetë konventa. Ky botim u mundësua nga UNFPA dhe iu është shpërndarë institucioneve dhe grupeve të interesit. Strategjia Kombëtare për Barazi Gjinore dhe kundër Dhunës në FamiljeMinistria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Agjensitë e Kombeve të Bashkuara, OSCE Shkarko Materialin e plote (.PDF format) Strategjia Kombëtare për Barazi Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje (2007-2010) është një strategji e hartuar në bazë të një proçesi gjithpërfshirës dhe transparent i mbështetur në drejtimet e Planit të Veprimit të Pekinit , në Konventën për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas si dhe në direktivat e KE. Studimi “Dhuna në Familje; Situata aktuale në Shqipëri”Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Qëndra e Aleancës Gjinore për Zhvillim Shkarko Materialin e plote (.PDF format) Ky studim jep një tablo të situatës së përgjithshme në Shqipëri mbi fenomenin e dhunës në familje , mbi shtrirjen dhe llojet më të përhapura të saj në shoqërinë e sotme shqiptare. Ai është mbështetur mbi një metodologji komplekse e bazuar në evidentimin e të gjitha studimeve të bëra nga specialistët shqiptare për problemin e dhunës; në njohjen me literaturën e huaj; në evidentimin e mekanizmave ndërkombëtare dhe atyre vendas për dhunën në familje; në grumbullimin e të dhënave nga burime të ndryshme; në intervista të strukturuara; në analizimin e të dhënave etj. Nga të dhënat e grumbulluara gjatë studimit në lidhje me dhunën ndaj grave dhe fëmijëve është evidentuar se dhuna emocionale është forma më shpesh e hasur e dhunës në familje; dhuna ekonomike takohet më shumë në zonat urbane, ndërsa dhuna fizike raportohet më shumë në zonat rurale, ndërsa dhuna seksuale është forma më pak e raportuar. Botimi “Pikat fokale të barazisë gjinore në Shqipëri”Shkarko Materialin e plote (.PDF format) Botimi i Raportit për vlerësimin e nevojave të pikave fokale të barazisë gjinore në Shqipëri u realizua në kuadrin e projektit Barazi në Qeverisje. Ky projekt po zbatohet nga zyra e Barazisë në Qeverisje (BnQ). Ai është pjesë e sipërmarrjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e barazisë gjinore për periudhën 2006-2010. Projekti është një kontribut në drejtim të balancimit gjinor të qeverisjes dhe politikës së dialogut në Shqipëri, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve gjinore dhe fuqizimit të strukturave gjinore. Ai gjithashtu synon vendosjen e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet aktorëve qeveritarë dhe joqeveritarë, që punojnë për barazinë gjinore në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar. Ligji Për Barazinë Gjinore në ShqipëriMinistria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta OSCE- Prezenca në Shqipëri Shkarko Materialin e plote (.PDF format) Ligji “Për barazinë Gjinore në Shqipëri” u hartua nga një grup ekspertësh të mbeshtetur nga OSCE dhe PNUD si dhe kaloi në një proçes të gjërë konsultimi me përfaqësuesit e të gjithë grupeve të interesit . U finalizua me miratimin e tij në Parlament në 24 Korrik 2009. |






![]() | Sot | 52 |
![]() | Dje | 171 |
![]() | Këtë Javë | 223 |
![]() | Këtë Muaj | 3833 |
![]() | Në total | 156610 |