Mekanizmi Monitorues PDF Print E-mail
SEKRETARIATI TEKNIK  PER MONITORIM
TE SKBGJ/DHF


Me miratimin e SKBGJDHF, me VKM Nr.913, date 19.12.2007 , Këshilli i Ministrave ka dekretuar që brenda Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB) të krijohet një “Sekretariat Teknik për Monitorimin e Strategjisë për Barazi Gjinore dhe eliminimin e Dhunës në Familje” që do të monitorojë zbatimin e përgjithshëm të strategjisë dhe legjislacionit përkatës për eliminimin e Dhunës në Familje dhe per barazine gjinore.  Përveç detyrimeve të SKBGJ-DHF-së, MPÇSSHB-ja është ngarkuar me monitorimin e zbatimit të përgjithshëm të Ligjit 9970 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”.

Për të mbështetur krijimin e Sekretariatit Teknik të ngarkuar për monitorimin e Strategjisë, dhe për të mbështetur punën e GPNI-së për monitorimin e Barazisë Gjinore , UNIFEM-i, në emër të Programit të Përbashkët “Nje OKB” për Barazi Gjinore , ka mbeshtetur  DPSHB-në për rekrutimin e 2 konsulenteve për “Monitorimin dhe Bashkërendimin”, ku hollesite si dhe detyrimet dhe ToRs e tyre percaktohen ne Letren Standarte te Bashkepunimit ndermjet UNIFEM-it dhe MPCSSHB per zbatimin e “Planit vjetor të Punës (2008 – 2009) së MPÇSSHB–së – Për mbështetjen e zbatimit të Programit të Përbashkët të OKB-së për Barazinë Gjinore në Shqipëri”.

Ne kete Leter Marreveshjeje specifikohet :  “ Siç parashikohet në SKBGJ-DHF, MPÇSSHB do të kryesojë punën për ngritjen e sekretariatit teknik Brenda DPSHB-së që do të ketë si detyrë monitorimin e angazhimeve të barazisë gjinore (CEDAW, SKBGJ-DHF, LBGJ, ligji kundër DHF) si dhe do të jetë përgjegjës për sistematizimin e ngritjes së kapaciteteve të Punonjësve të Barazisë Gjinore në ministritë e linjës dhe në nivel lokal. Për këtë, partnerët bine dakort që MPÇSSHB-ja do të punësojë dy persona si staf siasp Termave të Refencës të zhvilluara në bashkëpunim me OKB-në. Është parashikuar që të punësohen ose caktohen 2 vetë si staf të cilët do të punojnë në sekretariatin teknik (një do të përqendrohet në institucionalizimin e trajnimeve të punonjësve të barazisë gjinore dhe tjetri/a në sistematizimin e monitorimit të barazisë gjinore dhe të statusit të grave. Deri në fund të vitit 2009, kostoja për këtë staf do të mbulohet nga financimi i OKB-së sipas një Marrëveshje midis MPÇSSHB-së dhe OKB-së dhe rregulloreve të OKB-së për këtë  me përcaktimin se duke filluar nga 2010, MPÇSSHB-ja do të mbulojë koston e tyre nga buxheti i shtetit; si rrjedhim ky staf i rekrutuar në 2008 do të bëhet zyrtarisht pjesë e strukturës së DPSHB-së dhe do të pasqyrohet në strukturën zyrtare të DPSHB-së.”
 
AlbanianEnglish (United Kingdom)

Search

AlbanianEnglish (United Kingdom)

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

SOCIAL MEDIA

fb tw in yt

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot2
mod_vvisit_counterDje184
mod_vvisit_counterKëtë Javë1253
mod_vvisit_counterKëtë Muaj3740
mod_vvisit_counterNë total226427
denonco-dhunen ne familje