Mekanizmi Monitorues PDF Print E-mail
SEKRETARIATI TEKNIK  PER MONITORIM
TE SKBGJ/DHF


Me miratimin e SKBGJDHF, me VKM Nr.913, date 19.12.2007 , Këshilli i Ministrave ka dekretuar që brenda Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB) të krijohet një “Sekretariat Teknik për Monitorimin e Strategjisë për Barazi Gjinore dhe eliminimin e Dhunës në Familje” që do të monitorojë zbatimin e përgjithshëm të strategjisë dhe legjislacionit përkatës për eliminimin e Dhunës në Familje dhe per barazine gjinore.  Përveç detyrimeve të SKBGJ-DHF-së, MPÇSSHB-ja është ngarkuar me monitorimin e zbatimit të përgjithshëm të Ligjit 9970 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”.

Për të mbështetur krijimin e Sekretariatit Teknik të ngarkuar për monitorimin e Strategjisë, dhe për të mbështetur punën e GPNI-së për monitorimin e Barazisë Gjinore , UNIFEM-i, në emër të Programit të Përbashkët “Nje OKB” për Barazi Gjinore , ka mbeshtetur  DPSHB-në për rekrutimin e 2 konsulenteve për “Monitorimin dhe Bashkërendimin”, ku hollesite si dhe detyrimet dhe ToRs e tyre percaktohen ne Letren Standarte te Bashkepunimit ndermjet UNIFEM-it dhe MPCSSHB per zbatimin e “Planit vjetor të Punës (2008 – 2009) së MPÇSSHB–së – Për mbështetjen e zbatimit të Programit të Përbashkët të OKB-së për Barazinë Gjinore në Shqipëri”.

Ne kete Leter Marreveshjeje specifikohet :  “ Siç parashikohet në SKBGJ-DHF, MPÇSSHB do të kryesojë punën për ngritjen e sekretariatit teknik Brenda DPSHB-së që do të ketë si detyrë monitorimin e angazhimeve të barazisë gjinore (CEDAW, SKBGJ-DHF, LBGJ, ligji kundër DHF) si dhe do të jetë përgjegjës për sistematizimin e ngritjes së kapaciteteve të Punonjësve të Barazisë Gjinore në ministritë e linjës dhe në nivel lokal. Për këtë, partnerët bine dakort që MPÇSSHB-ja do të punësojë dy persona si staf siasp Termave të Refencës të zhvilluara në bashkëpunim me OKB-në. Është parashikuar që të punësohen ose caktohen 2 vetë si staf të cilët do të punojnë në sekretariatin teknik (një do të përqendrohet në institucionalizimin e trajnimeve të punonjësve të barazisë gjinore dhe tjetri/a në sistematizimin e monitorimit të barazisë gjinore dhe të statusit të grave. Deri në fund të vitit 2009, kostoja për këtë staf do të mbulohet nga financimi i OKB-së sipas një Marrëveshje midis MPÇSSHB-së dhe OKB-së dhe rregulloreve të OKB-së për këtë  me përcaktimin se duke filluar nga 2010, MPÇSSHB-ja do të mbulojë koston e tyre nga buxheti i shtetit; si rrjedhim ky staf i rekrutuar në 2008 do të bëhet zyrtarisht pjesë e strukturës së DPSHB-së dhe do të pasqyrohet në strukturën zyrtare të DPSHB-së.”
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot22
mod_vvisit_counterDje190
mod_vvisit_counterKëtë Javë645
mod_vvisit_counterKëtë Muaj1547
mod_vvisit_counterNë total65500
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Takimi i parë Kombëtar i Nëpunësve të Barazisë Gjinore në Shqipëri
26 janar 2009, Takimi i I-rë i Grupit të Punës Ndërinstitucional për Statistikat dhe Indikatorët gjinore
Në datën 26 Janar 2009 në MPÇSSHB u organizua takimi i I-rë i GPNI-së  në mbledhjen e statistikave gjinore dhe në përcaktimin e treguesve të ndjeshëm gjinore. Në këtë takim morën pjesë 23 persona , përfaqësues të MPÇSSHB, MASH, MBUMK, MSH, MD, MPB, INSTAT, ISHP, UNFPA, UNIFEM, etj. Takimi u hap nga Znj. Zaçe, Zëvendësministre e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe drejtuese e Grupit të Punës Ndërinstitucional (GPNI).

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje