Në kuadrin e Programit të Përbashkët “Një OKB” të Agjensive të UN dhe MPÇSSHB për barazinë gjinore , dhe në mbështetje të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje, Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta/MPÇSSHB në bashkëpunim me UNIFEM-in organizuan më 9 Janar 2009, në Tiranë trajnimin 1ditor “Për Pilotimin e Manualit të Trajnimit për Ligjin Nr.9970 “Për barazinë gjinore në Shoqëri” (LBGJ).