|
| MEKANIZMI KOMBËTAR PËR BARAZINË GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE |
|
|
|
|
1 - Ministri që mbulon çështjet e barazisë dhe dhunës në familje -Autoriteti përgjegjës për zbatimin e ligjeve dhe të programeve shtetërore për çështjet gjinore dhe dhunës në familje është Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sipas Ligjit Nr. 9970 dt.24.07.2008 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri” organe të tjera përgjegjëse për mbarëvajtjen e çështjeve gjinore janë: 2 - Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore i ngritur me Urdhër të Kryeministrit Nr.3 datë 8.1.2009 , i cili është organ këshillimor për politikat gjinore. Ky Këshill drejtohet nga Ministri që mbulon çështjet e barazisë gjinore dhe në përbërje ka 9 zëvendësministra dhe tre anëtarë përfaqësues të shoqërisë civile. 3 - Drejtoria e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen (DPSHBF) Bazuar në Ligjin Nr. 9970 dt.24.07.2008 “Për barazi gjinore në shoqëri” dhe Ligjit Nr. 9669 dt. 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” Ministri e kryen funksionin e mësipërm nëpërmjet sturkturës përgjegjëse që është, Drejtoria e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen e cila funksionon që prej vitit 2006. Misioni kryesor i saj është të nxisë barazinë gjinore dhe një pjesëmarrje të gjërë të gruas në jetën ekonomike, politike e kulturore të vendit si dhe formulimin dhe zhvillimin e politikave për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në marrëdhëniet familjare, e në përgjithësi të dhunës me bazë gjinore. DPSHBF përbëhet nga dy sektorë: Sektori i Barazisë Gjinore dhe Për Masat Ndaj Dhunës në Familje dhe Sektori Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve 4 - Institucionet përgjegjëse për zbatimin e SKBGJDHF. Përveç MPÇSSHB e cila luan rolin zbatues dhe koordinues për zbatimin e SKBGJDHF, institucione të tjera përgjegjëse në zbatim të Planit Kombëtar të Veprimit janë: 4.1 Instucionet në nivel qëndror : Ministritë e linjës me institucionet vartëse të tyre: Në të gjitha ministritë emërohen nëpunësit gjinorë si persona përgjegjës për çështjet gjinore. 4.2 Institucionet përgjegjëse në nivel vendor
6 - Struktura Përgjegjëse Monitoruese. Monitorimi i SKBGJDHF po kryhet aktualisht nga Drejtoria e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen në MPÇSSHB. |






![]() | Sot | 260 |
![]() | Dje | 188 |
![]() | Këtë Javë | 822 |
![]() | Këtë Muaj | 3038 |
![]() | Në total | 155815 |