| FJALË PËRSHËNDETËSE |
|
|
|
|
Drejtoria e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen dëshiron të bëjë të njohur një pjesë të aktivitetit të saj në funksion të përmbushjes së misionit të saj për hartimin dhe zhvillimin e politikave, legjislacionit si dhe zbatimit të programeve për nxitjen e barazisë gjinore në shoqëri, parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave, përfshirë dhunën në familje, mbrojtjen nga diskriminimi për shkak të orientimit seksual si dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në përputhje me situatën aktuale dhe detyrimet ndërkombëtare.
Qeveria e Republikës së Shqipërisë, e ka vendosur çështjen e barazisë gjinore në zemër të axhendës së saj, duke konsideruar se zhvillimi ekonomik e social i vendit nuk mund të kuptohet pa një trajtim dhe pa arritje konkrete sidomos në promovimin e çështjeve gjinore dhe bërjen e tyre pjesë e të gjitha politikave të zhvillimit të vendit. Barazia gjinore është një e drejtë themelore qytetare, një vlerë e përbashkët e vendeve të Bashkimit Europian, e për këtë arsye një kusht i domosdoshëm për integrim dhe realizim të objektivave për punësimin dhe kohezionin social të MSA, të cilën Shqipëria ka nënshkruar në qershor të vitit 2006. Në Shqipëri gratë kanë arritur nivele të larta të edukimit, progres në tregun e punës dhe në jetën publike. Megjithatë, pabarazia gjinore mbetet një shqetësim për shoqërinë, duke vendosur shumë gra në dilemën midis rritjes së fëmijëve apo zhvillimit të karrierës, për shkak të mungesës së përshtatjeve në orare, shërbime sociale, dhe pengesa të tjera që sjellin stereotipet tradicionale gjinore dhe mendësia mashkullore e shoqërisë. Shoqëria shqiptare është bërë më e ndjeshme ndaj rritjes së rolit të gruas në të gjitha sferat e sidomos në rritjen e përfaqësimit të saj në vendimarrjen politike e publike, e në të gjitha sferat e tjera, flitet më shumë dhe nuk janë më një tabu problemet familjare e sidomos dhuna me bazë gjinore e dhuna në familje. Shteti dhe shoqëria civile janë përfshirë gjatë viteve të fundit në një fushatë të gjerë sensibilizimi për promovimin e rolit të gruas gjë e cila është reflektuar në hartimin e legjislacionit të ri për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje; hartimit të një strategjie kombëtare tashmë në implementim; publikime dhe emisione të vazhdueshme në masmedia; ngritjen dhe fuqizimin e strukturave në nivel qëndror dhe vendor për të realizuar integrimin gjinor, etj. Fuqizimi, dhe përsosja e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për barazinë gjinore, fuqizimi i rolit të grave përmes proçesit të vendim-marrjes, aksesi i barabartë në arsim, shërbimet sociale dhe shëndetsore, eleminimi i stereotipeve gjinore, mentaliteteve tradicionale e zakonore, ndërgjegjësimi për dhunën në familje etj, janë drejtimet prioritare të Strategjisë për Barazinë Gjinore dhe Kundër Dhunës në Familje, të cilat po mbështeten edhe nga programe të shumë donatorëve që veprojnë në vend. Promovimi, garantimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve përbën gjithashtu një nga prioritetet e programeve dhe analizave legjislative dhe institucionale të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare, dhe njëkohësisht përbën objektiv madhor në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre në kuadër të mbrojtjes të të drejtave themelore të njeriut. Ne dëshirojmë që nëpërmjet përditësimit të aktivitetit tonë në këtë faqe, tu vijë në ndihmë të gjithë aktorëve të shoqërisë shqiptare dhe më gjerë të cilët punojnë në drejtim të arritjes së barazisë gjinore, minimizimit të dhunës ndaj grave përfshirë dhunën në familje, mosdiskriminimit për shkak të orientimit seksual si dhe të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. |






![]() | Sot | 24 |
![]() | Dje | 189 |
![]() | Këtë Javë | 24 |
![]() | Këtë Muaj | 851 |
![]() | Në total | 139684 |