|
DREJTORIA E POLITIKAVE PËR SHANSET E BARABARTA DHE FAMILJEN (DPSHBF) |
|
|
|
Është përgjegjëse për formulimin dhe zhvillimin e politikave dhe programeve si dhe hartimin dhe rishikimin e legjislacionit në funksion të nxitjes së barazisë gjinore, në shoqëri, parandalimit dhe luftës kundër dhunës ndaj grave, përfshirë dhunën në familje, mbrojtjen nga diskriminimi për shkak të orientimit seksual si dhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Sektori për barazinë gjinore dhe masat ndaj dhunës në familje Misioni: të nxisë barazinë gjinore dhe një pjesëmarrje të gjërë të gruas në jetën ekonomike, politike e kulturore të vendit si dhe formulimin dhe zhvillimin e politikave për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në marrëdhëniet familjare, e në përgjithësi të dhunës me bazë gjinore.
Detyrat
- Formulimin dhe zhvillimin e politikave dhe programeve për nxitjen e barazisë gjinore në shoqëri, për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave, përfshirë dhunën në familje si dhe mbrojtjen nga diskriminimi për shkak të orientimit seksual.
- Hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit të barazisë gjinore, dhunës ndaj grave, përfshirë dhunën në familje, si dhe të mosdiskriminimit për shkak të orientimit seksual në përputhje me situatën aktuale dhe detyrimet ndërkombëtare.
- Mbledhjen dhe analizimin e informacionit të nevojshëm statistikor për barazinë gjinore dhe statusin e grave në Shqipëri me qëllim hartimin e raporteve. Mbikqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve dhe akteve ndërkombëtare në fushën që mbulon të cilat miratohen nga Qeveria.
- Bashkëpunon me OJF-të të cilat janë aktive në fushën e barazisë gjinore dhe të luftës ndaj dhunës në familje. Programon masat për rritjen e kapaciteteve për të gjithë aktorët në nivel qendror e vendor që janë të angazhuar me çështjet e barazisë gjinore dhe të dhunës në familje.
Sektori për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve Misioni: Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të fëmijëve nëpërmjet formulimit të politikave, përmirësimit të kuadrit ligjor ekzistues. Detyrat
- Formulimin dhe zhvillimin e politikave dhe programeve për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve.
- Hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve në përputhje me situatën aktuale dhe detyrimet ndërkombëtare.
- Realizimin e hapave konkretë dhe marrjen e masave të nevojshme për koordinimin e veprimtarisë së drejtorisë me institucione të ndryshme, autoritetet qendrore dhe vendore për problemet e fëmijëve, organizatat ndërkombëtare apo ato jo-fitimprurëse që kanë detyrime apo operojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
- Kontribuon për eleminimin e të gjithave formave të diskriminimit ose ndëshkimit të fëmijës, si dhe për respektimin e përgjegjësive, të drejtave dhe detyrave që kanë prindërit/përfaqësuesit ligjorë apo organet shtetërore, për fëmijën.
- Kontribuon direkt në hartimin dhe zbatimin e programeve të ndërgjegjësim- sensibilizimit në lidhje me njohjen dhe mbrotjen e të drejtave të fëmijëve
|