MEKANIZMI KOMBËTAR PËR BARAZINË GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE PDF Print E-mail
1 - Ministri që mbulon çështjet e barazisë dhe dhunës në familje -Autoriteti përgjegjës për zbatimin e ligjeve dhe të programeve shtetërore për çështjet gjinore dhe dhunës në familje është Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Sipas Ligjit Nr. 9970 dt.24.07.2008 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri” organe të tjera përgjegjëse për mbarëvajtjen e çështjeve gjinore janë:

2 - Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore
i ngritur me Urdhër të Kryeministrit Nr.3 datë 8.1.2009 ,  i cili është organ këshillimor për politikat gjinore. Ky Këshill  drejtohet nga Ministri që mbulon çështjet e barazisë gjinore dhe në përbërje ka 9 zëvendësministra dhe tre anëtarë përfaqësues të shoqërisë civile.

3 - Drejtoria e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen (DPSHBF)
Bazuar në Ligjin Nr. 9970 dt.24.07.2008 “Për barazi gjinore në shoqëri” dhe Ligjit Nr. 9669 dt. 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” Ministri e kryen funksionin e mësipërm nëpërmjet sturkturës përgjegjëse që është, Drejtoria e  Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen e cila funksionon që prej vitit 2006. Misioni kryesor i saj është të nxisë barazinë gjinore dhe një pjesëmarrje të gjërë të gruas në jetën ekonomike, politike e kulturore të vendit si dhe formulimin dhe zhvillimin e politikave për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në marrëdhëniet familjare, e në përgjithësi të dhunës me bazë gjinore.

DPSHBF përbëhet nga dy sektorë: Sektori i Barazisë Gjinore dhe Për Masat Ndaj Dhunës në Familje dhe Sektori Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve

4 - Institucionet përgjegjëse për zbatimin e SKBGJDHF. Përveç MPÇSSHB e cila luan rolin zbatues dhe koordinues për zbatimin e SKBGJDHF, institucione të tjera përgjegjëse në zbatim të Planit Kombëtar të Veprimit janë:
4.1 Instucionet në nivel qëndror :
Ministritë e linjës me institucionet vartëse të tyre:
Në të gjitha ministritë emërohen nëpunësit gjinorë si persona përgjegjës për çështjet gjinore.

4.2 Institucionet  përgjegjëse në nivel vendor
  • Njësitë e pushtetit vendor
  • Nëpunësit vendorë për çështjet gjinore në nivel vendor
5 - Në  nivel parlamentar, çështjet gjinore përfaqësohen nga Nënkomisioni për Minorenët dhe Shanset e Barabarta i cili funksionon brenda Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale.

6 - Struktura Përgjegjëse Monitoruese.
Monitorimi i SKBGJDHF po kryhet aktualisht nga Drejtoria e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen në MPÇSSHB.
 
AlbanianEnglish (United Kingdom)

Search

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

SOCIAL MEDIA

fb tw in yt

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot25
mod_vvisit_counterDje107
mod_vvisit_counterKëtë Javë695
mod_vvisit_counterKëtë Muaj2437
mod_vvisit_counterNë total287692
denonco-dhunen ne familje