|
Rrjeti i pikave te Kontaktit |
|
|
|
RRJETI I NËPUNËSVE GJINORË NË NIVEL QËNDROR DHE VENDOR PËR ÇËSHTJET GJINORE DHE DHUNËS NË FAMILJE.
Autoriteti përgjegjës për çështjet gjinore dhe dhunës në familje (sipas ligjit Nr. 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri” dhe Ligjit Nr. 9669 datë 18.12.2006 “për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare) është Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Drejtoria e Politikave të Shanseve të barabarta në përmbushje të detyrave të saj që në krijimin e saj në vitin 2006 ka punuar intensivisht për integrimin eçështjeve gjinore në nivel qëndror dhe vendor.
Periudha 2006- 2008 Për realizimin e objektivave DPSHB ngriti rrjetin e pikave të kontaktit në linjë ministrie (14), prefekture (12) i cili gjatë viteve 2006-2008 u trajnua mbi çështjet e përkatësisë gjinore dhe në linjë ministrie edhe për çështje të integrimit gjinor. Këto pika kontakti e krynin funksionin e tyre si detyrë shtesë, përveç detyrës funksionale në institucionin e tyre. Ato kanë shërbyer si urë lidhëse midis DPSHB dhe ministrive përkatëse eprefekturave, duke lehtësuar rregullisht përcjelljen e informacionit respektiv nga ministria dhe prefektura tek DPSHB dhe anasjelltas. Gjatë kësaj periudhe pikat e kontaktit u angazhuan në dhënie informacioni statistikor, dhënie informacioni për fusha të ndryshme lidhur me barazinë gjinore, pjesmarrje në aktivitete të ndryshme respektive etj. Gjithsesi duke mos e patur në përshkrimin e tyre të punës problemet gjinore nuk përbënin prioritet në punën e tyre.
Peruiudha 2008 – vazhdim Miratimi i Ligjit Nr. 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore” shtroi edhe detyrimin institucional për emërimin e nëpunësve gjinorë në linjë ministrie dhe nëpunësve vendorë për çështjet gjinore.
Neni 13/3 i cili përcakton se “Institucionet shtetërore, në nivel qëndror dhe vendor, kanë detyrimin ligjor për të bashkëpunuar me ministrin përkatës, për shkëmbimin e informacionit dhe lehtësimin e përmbushjes së funksionit të tij.” dhe në Nenin 14/4 të ligjit të sipërpërmendur, citohet se “Organet e qeverisjes vendore emërojnë një ose disa nëpunës vendorë, që merren me çështje të barazisë gjinore, pranë tyre”. Ligji shtron detyrimi që nëpunësit për çështjet gjinore të emërohen në Qarqe, Bashkitë dhe Komunat. Aktulisht po punohet për institucionalizimin e këtij rrjeti në Bashkitë e vendit. Ministria në kuadrin e autoritetit përgjegjës për cështjet gjinore dhe dhunën në familje u ka kërkuar bashkive në respektim të ligjit të BGJ që të hapin vende pune për persona të cilët do të punojnë specifikisht për cështjet gjinore. Në mbledhjet e Këshillave Bashkiakë në disa bashki të vendit janë miratuar ndryshime në strukturat duke emëruar edhe persona përgjegjës për çështjet gjinore, të cilët në shumicën e rasteve janë atashuar pranë sektorëve të cështjeve sociale apo burimeve njerëzore.
Ministria (DPSHB) ka përgatitur TORs për këta nëpunës ku qëllimi i punës së tyre konsiston :
- Në hartimin e politikave, programeve, dokumenteve e akteve nënligjore nën këndvështrimin gjinor dhe kuadrin e luftës kundër dhunës në familje.
- Mbështejen e integrimit të çështjeve të barazisë gjinore ne hartimin e politikave, programeve, dokumentave dhe kuadrit ligjor te cilat hartohen nga njësia e qeverisjes vendore.
- Në Monitorimin e zbatimit të angazhimeve te qeverisjes vendore për barazine gjinore dhe dhunën në familje, e shprehur kjo në dokumentat strategjike dhe ligjet kombëtare si dhe në konventat dhe deklaratat nderkombetare për çështjet e barazisë gjinore dhe të dhunës në familje.
- Koordinon punën dhe ofron mbështetjen e nevojshme për parandalimin dhe luftën kundër dhunës në familje në nivel lokal.
Fuqizimi i këtij rrjeti po mbështet nga Projekti i Qeverisë Austriake “Barazi në qeverisje” nëpërmjet trajnimeve me cështje të përkatësisë gjinore.
Rëndësia e rrjetit: Realizimi i integrimit gjinor në nivel vendor. Nëse nëpunësit gjinorë do të kryejnë të gjitha funksionet e tyre sipas TORs (këtu e rëndësishme është edhe mirëkuptimi dhe mbështetja nga organet vendimarrëse) do të ishin një ndihmesë e madhe e cila do të na ndihmonte në njohjen e situatës së barazisë gjinore më në thellësi në nivel vendor e si rrjedhojë marrjen e masave efektive për përmirësimin e statusit të gruas e barazisë gjinore në nivel kombëtar.
Rrjeti i Nepunësve Gjinore në nivel qëndror dhe lokal (Për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje)
|