16 janar 2009, CEDAW, në një mundësi reale njohje dhe përdorimi për mbrojtjen nga diskriminimi gjinor PDF Print E-mail
Në kuadrin e Programit të Përbashkët “Një OKB” të Agjensive të UN dhe MPÇSSHB për barazinë  gjinore , dhe  në mbështetje të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje, Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta në bashkëpunim me UNIFEM-in organizuan  më 16 Janar 2009, në Tiranë trajnimin 1ditor “Për Pilotimin e  e Manualit të Trajnimit për CEDAW”.

Aktiviteti-8-2009_2Në këtë trajnim merrnin pjesë përfaqësues nga institucionet qëndrore dhe  pikat e kontaktit të ministrive  të linjës dhe bashkia.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte pilotimi i Manualit të trajnimit për Konventën për Eleminimin  e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas (CEDAW) i cili në ta ardhmen do të përdoret për realizimin e një sërë trajnimesh të punonjësve të  administratës shtetërore duke synuar rrritjen e njohurive dhe familjarizimin e punonjësve me CEDAW, protokollin shtesë si dhe më praktikisht orientimin e tyre se si mund të sigurojnë  një zbatim të efektshëm të këtyre dokumentave .
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot252
mod_vvisit_counterDje188
mod_vvisit_counterKëtë Javë814
mod_vvisit_counterKëtë Muaj3030
mod_vvisit_counterNë total155807
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje