8 mars 2009, Dita ndërkombëtare e gruas – Progresi për Gratë është progres për Shqipërinë PDF Print E-mail
Panel diskutimi “Progresi për Gratë është progres për Shqipërinë”

Mbështetur nga UNFPA  më datë 7 mars në ambjentet e Hotel Tirana International organizoi një Panel Diskutimi me temë “Progresi për Gratë është progres për Shqipërinë”, me pjesmarrjen e deputetëve, përfaqësuesve të institucioneve qëndrore, pikave fokale, të OJF-ve, medias, organizatave ndërkombëtare etj.
Aktiviteti-1-2009Qëllimi i këtij aktiviteti ishte garantimi i të drejtave të grave dhe vajzave, në përputhje me zbatimin e ligjeve, strategjive e aktiviteteve konkrete në këtë fushë.
Fjalën e hapjes në seancën kryesore e mbajti Z. Anastas Duro, Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta i cili duke u ndalur në arritjet në fushën e barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës në familje theksoi në mënyrë të veçantë futjen e kuotës dhe falenderoi për mbështetjen organizatat ndërkombëtare në zbatim të objektivave të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje. Në përfundim ai u  shpreh se MPÇSSHB është e angazhuar maksimalisht për realizimin dhe përmbushjen në afatet e caktuara e me korrektësi të çështjeve të barazisë gjinore.
Ky aktivitet u  zhvillua më pas i konceptuar në tre tryeza diskutimi
Aktiviteti-1-2009_2Tryeza I -Gruaja dhe e drejta për përfaqësim në vendimmarrje ku u diskutua në mënyrë të veçantë për futjen e kuotës neutrale gjinore 30% dhe mekanizmat e zbatimit të saj në prag të zgjedhjeve parlamentare. Gjithashtu një vënd të veçantë pati lidhur me rolin e forumeve politike në respektimin e kuotës dhe inkurajimin e prurjeve të reja.
Tryeza II - E drejta për mbrojtje sociale, shëndetësore dhe nga dhuna në familje. Pas tematikës së prezantuar diskutimet dhe debatete u përqëndruan në çështjet e dhunës në familje, zbatimi i kuadrit ligjor, ngritjes dhe mbështetjes me shërbime për viktimat e dhunës në familje e veçanërisht puna e bërë për ngritjen e strehëzës së parë kombëtare.
Tryeza III- E drejta për punësim, aftësim profesional dhe biznes. Në këtë tryezë u vlerësuan nga pjesmarrësit politikat dhe arritjet e ministrisë dhe Inspektoriatit të Punës lidhur me çështjet e punësimit dhe kualifikimit profesional për gratë e kategoritë e veçanta të tyre. Një element i cili u diskutua si një mjet për fuqizimin ekonomik të gruas ishte edhe vendi që zënë gratë në inisiativat private. Përfaqësueset e OJF-ve që punojnë në zonën rurale shtruan nevojën e parjes me prioritet të grave rurale në punësim.
Spoti televiziv për respektimin e të drejtave të grave dhe vajzave
Aktiviteti-1-2009_3Në kuadrin e  8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta mbështetur nga OSBE realizoi dhe transmetoi në Televizionin Publik Shqiptar gjatë 1 jave spotin televiziv “Progresi për gruan, progres për Shqipërinë” i cili pati si qëllim dhënien e mesazheve në opinionin publik për garantimin e të drejtave të grave dhe vajzave

Minipanair
Minipanairi i Librit 8 Mars 2009, i përgatitur në kuadër të 8 Marsit nga DPSHB, ishte një minipanair i organizuar me qëllim përkrahjen, nxitjen dhe inkurajimin e grave krijuese; poete, romanciere dhe botuese si dhe e veprave të tyre.
Në të morën pjesë autore të njohura si: Vojsava Nelo, Flutura Açka, Rita Filipi, Evis  Qaja, Meri Lalaj, Adriatike Lami dhe Zenepe Dibra.    
Në këtë panair u ekspozuan edhe materiale të OJF-ve si: fletë-palosje, revista, buletine, në të cilat përfshiheshin kryesisht materiale që kanë të bëjnë me problemet e grave dhe vajzave, barazise gjinore dhe dhunen në familje, etj.DPSHB u paraqit me buletinin Nr.3, buletin që iu shpërnda të pranishmëve.
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot27
mod_vvisit_counterDje157
mod_vvisit_counterKëtë Javë1001
mod_vvisit_counterKëtë Muaj1828
mod_vvisit_counterNë total140661
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje