| 22 prill 2009, Mbështëtja e donatorëve faktori i rëndësishëm në arritjet e Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje. |
|
|
|
|
Takimi i III-të i Grupit Sektorial të Donatorëve (GSD-së), që adreson rekomandime dhe sfida për të ardhmen Takimi i III-të i Grupit Sektorial të Donatorëve u zhvillua më 22 Prill 2009 nën drejtimin e Znj. Marieta Zaçe, Zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth arritjeve në fushën e barazisë gjinore dhe kundër dhunës në familje gjatë 4 viteve të fundit dhe në mënyrë të veçantë në zbatimin e SKBGJ/DHF 2007-2010, si edhe në kontributin dhe mbështetjen teknike dhe financiare të donatorëve për realizimin e objektivave të kësaj strategjie. Drejtorja e Drejtorisë të Politikave të Shanseve të Barabarta, Znj. Anna Xheka, në fjalën e saj, pas një prezantimi të shkurtër të rolit mbështetës të donatorëve në zbatim të objektivave të SKBGJF/DHF si dhe të sfidave të ndeshura, u ndal në një sërë rekomandimesh të rëndësishme për zhvillimin më tej të këtij bashkëpunimi. Këto rekomandime janë si vijon: • Vendosjen e një linje bashkëpunimi dhe raportimi me DPSHB për ndikimin e projekteve të OJF-ve të financuara nga donatorët për fushën e barazisë gjinore dhe dhunës në familje. • Krijimin e një baze të dhënash me emrat e personave të trajnuar me qëllim që ky kontigjent të mund të përfshihet në programet apo projektet e mëtejshme të DPSHB lidhur me integrimin gjinor në nivel qendror dhe lokal. • Rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në lidhje me projektet dhe ndihmën e huaj në fushat përkatëse si: arsimi, shëndetësia, por të lidhura realizimin e objektivave të SKBGJ/DHF. • Realizimin e takimeve të herëpasherëshme dhe konsultimin e donatorëve me DPSHB-në në lidhje me subjektet që mbështeten prej tyre për fusha të caktuara që janë të lidhura me zbatimin e SKBGJ/DHF. • Sigurimin e mbështetjes nga Grupi Sektorial i Donatorëve për iniciativën rajonale të Komisionit Ekonomik UNECE-s, për statusin e gruas si sipërmarrëse dhe kapacitetin e saj drejtues. Në këtë takim, në lidhje me matricat e raportimit, u ra dakort që MPÇSSHB dhe DEBASKON të bashkëpunojnë në përmirësimin e matricës ekzistuese e cila më pas do të qarkullohet tek të gjithë pjesëmarrësit,të cilët mund të japin mendimin e tyre përfundimtar duke kontribuar në finalizimin e matricës raportuese të donatorëve. Përfaqësuesi i Departamentit të Bashkëpunimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj, Indrit Faja, diskutoi mbi termat e referencës të Grupit Sektorial të Donatorëve (GSD), të cilët do të jenë orientuese për punën që do të bëjnë. U ra dakort që çdo koment për termat e referencës së GSD t’i kalojnë njëherë Departamentit të Koordinimit të Strategjive dhe Ndihmës së Huaj (DSDC) dhe MPÇSSHB në fund të muajit maj. Ai prezantoi dhe kalendarin e takimeve të GSD për vitin 2009. Në fund të takimit donatorët dhe partnerët e tjerë ndërkombëtare shprehën gadishmërinë për mbështetjen e mëtejshme të programit të qeverisë shqiptare në fushën e barazisë gjinore dhe kundër dhunës në familje. |






![]() | Sot | 32 |
![]() | Dje | 157 |
![]() | Këtë Javë | 1006 |
![]() | Këtë Muaj | 1833 |
![]() | Në total | 140666 |