| Takim me studentët e Departamentit të Sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale |
|
|
|
|
Sektori “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” DPSHB, zhvilloi një takim me studentët e Universitetit të Tiranës, Departamenti i Sociologjisë, ku u trajtua tema me karakter edukativ dhe psikologjik: “Dhuna nuk është çështje kulture, ajo është çështje krimi”.
Takimi u realizua në kuadër të punës së DPSHB-së në zbatim të Ligjit Nr. 9669, dt.18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” si dhe të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje, në të cilën nënvizohet që “të edukohen fëmijët dhe të rinjtë dhe shoqëria në përgjithësi që dhuna në familje është e papranueshme dhe të aftësohen të bëjnë zgjedhje të mirëinformuara”. Zhvillimi i këtij takimi u realizua gjithashtu edhe në detyrim të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Zbatimin e Ligjit nr. 9669, dt.18.12.2006 (i ndryshuar) ndërmjet MPÇSSHB-së, MASH, MB, MD, MSH”, në nenin 7 të të cilit, në detyrimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nënvizohet: “Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si Autoriteti Përgjegjës i linjës për zbatimin e Ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’ (i ndryshuar), nëpërmjet strukturave të saj angazhohet që të orientojë që në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe në të gjitha fakultetet e mësuesisë, të arsimit të lartë publik dhe privat, që trajtimi i problemit të dhunës në përgjithësi dhe i dhunës në familje në veçanti, të bëhet pjesë e kurrikulave të tyre, nëpërmjet moduleve apo të ashtuquajturve cikle leksionesh”. Qëllimi i këtij takimi lidhej me ndërgjegjësimin e studentëve mbi pasojat që lindin nga ushtrimi i dhunës në marrëdhëniet familjare dhe që e shqetësojnë seriozisht shoqërinë dhe qeverinë shqiptare, të bindur se ndërgjegjësimi, është një ndër mënyrat më efikase të punës dhe përpjekjeve të përbashkëta për ta luftuar dhunën. Metodologjia e përdorur bëri të mundur që studentët, të ishin jo vetëm objekt, por edhe subjekt i temës që u trajtua, pasi studentët të sotëm do të jenë sociologët e nesërm, dhe për rrjedhojë dhuna dhe problemet e saj, do të jenë një nga fokuset e punës së tyre. Në diskutimet dhe pyetjet e ngritura, studentët propozuan se aktivitete apo takime të kësaj natyre të mund të zhvilloheshin më shpesh për efektin ndërgjegjësues dhe informues që kanë. Në përfundim të takimit studentëve iu shpërndanë materiale të DPSHB-së si buletinë, (botim i DPSHB-së, fletë-palosje “Mbroni veten tuaj nga dhuna në familje”, poster: “Mbroni veten tuaj nga dhuna në familje”, manualin “Si të kërkojmë mbrojtje nga dhuna në familje” me përmbajtjen e Ligjit Nr.9669, dt.18.12.2006, si dhe botimin: “ Ligji për Barazinë Gjinore”. |






![]() | Sot | 26 |
![]() | Dje | 157 |
![]() | Këtë Javë | 1000 |
![]() | Këtë Muaj | 1827 |
![]() | Në total | 140660 |