|
Trajnim mbi çështjet gjinore i nivelit bazë për përfaqësues të pushtetit vendor ne bashkite :Gramsh, Kamëz, Librazhd, Lezhe, Rubik, Shkodër, Kukës, Koplik.
Në kuadër të projektit Austriak “ Barazi Gjinore në Qeverisje” u organizuan trajnimet 2-ditore “ Konceptet bazë të përkatësisë gjinore për qeverisjen lokale” në disa bashki pilot.
Qëllimi : Tainimi i pjesmarrësve me problemet e përkatësisë gjinore dhe ndërtimi i kapaciteteve për përfshirjen e këtyre çështjeve ne qeverisjen vendore duke përfshirë vendimmarrjen dhe analizën Gender Objektivat e Trainimit:
Temat e trajtuara:
Impakti:
Nga data 5-7 Shkurt 2009, në Tiranë u zhvillua trajnimi i trajnerëve Çështjet gjinore - Trajnim i nivelit bazë për përfaqësues të pushtetit vendor”. Trainimi u drejtua nga projekti Austriak Barazi në Qeversije (BnQ) në Tiranë Qëllimi i këtij trajnimi ishte të familjarizonte pjesëmarrësit me materialet specifike të trainimit BnQ dhe të ndërtonte një ekip ekspertësh të cilët do të mbajnë trainimet respektive të bashkive në vend. Në këtë trajnim merrnin pjesë 12 pjesmarrës 8 nga Tirana dhe 4 nga rrethet.Pjesmarrësit ishin nga OJF-të, një PFGJ e bashkisë, një ekspert gjinor i pavarur, dhe 2 pedagog që punonin në arsimin e lartë. Të gjithë pjesëmarrësit kanë qënë të njohur më përpara me çështjet gjinore; dhe disa kanë qënë aktivisht të anagazhuar në fushën akademike, qeveritare ose në atë të OJF-ve. Në këtë trajnim u shkëmbyen eksperienca të ekspertëve më të vjetër me kolegët e tyre më të rinj, në lidhje me krijimin e njohurive rreth historisë së grave dhe politikave gjinore në vend. Veç axhendës standarte, u prezantuan sesione specifike të ToT si ”Konceptimi i Fuqisë”, “Të mësuarit në moshë të rritur (adult learning)”, “Monitorimi i performancës së qeverisjes lokale nëpërmjet indikatorëve”, dhe “Hyrje në Makro-ekonomi – një prespektivë gjinore”. I gjithë trainimi u karakterizua nga atmosfere e fuqishme dhe bashkëvepruese e punës në grup, dhe balanca ndërmjet teorisë dhe ushtrimeve praktike u vlerësua shumë. Pjesmarrësit në trainim zhvilluan plane të projekteve konkrete për arritjen e objektivave të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje. Propozimet u fokusuan mbi pjesmarrjen e grave në strukturat vendim marrëse, akses të barabartë në arsim, dhe përfaqësimi politik i grave në nivel lokal. Pjesëmarrës të ndryshëm përmendën që njohuritë e marra do t’i përdornin jo vetëm si potencial për trainerë të ardhshëm, por edhe në vendet e tyre të punës edhe në jetën e tyre private. |






![]() | Sot | 34 |
![]() | Dje | 157 |
![]() | Këtë Javë | 1008 |
![]() | Këtë Muaj | 1835 |
![]() | Në total | 140668 |