9 mars 2009, Gruaja shqiptare në sfidën elektorale. MPÇSSHB dhe OSCE lançojnë projektin “Rritja e rolit të grave në qeverisje” PDF Print E-mail
Në 9 Mars 2009 , në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta u lançua fillimi i projektit “Rritja e rolit të grave në qeverisje”, projekt i cili ka mbështetjen  dhe do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me prezencës së OSBE në Shqipëri, nënkomisionin Parlamentar për Barazinë Gjinore dhe pushtetin vendor si dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë që veprojnë në vend.

Ky projekt është një mbështetje për realizimin e objektivave të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje 2007-2010, miratuar me VKM Nr. 913 datë 19.12.2007, veçanërisht Objektivit të rritjes së rolit të grave e vajzave në politikë.

Projekti vjen në kohën e duhur në prag të zgjedhjeve parlamentare, ku realizimi i tij është në përputhje me objektivat e Ligjit për Barazinë Gjinore në Shoqëri e Strategjinë për rritjen e pjesmarrjes së gruas në Parlementin e ardhshëm e më pas në pushtetin lokal, duke vlerësuar se mundësitë e grave për t’u përfaqësuar në organet politike dhe për të ndikuar në çështjet politike, janë një parametër i rëndësihëm i demokracisë dhe si i tillë një aspekt përbërës i zhvillimit politik dhe proçsit demokratizues në Shqipëri. Nëpërmejt Projektit 2 vjeçar 2009-2011  synohet : a) nxitja e  pjesmarrjes aktive të gruas në proçesin elektoral; b) rritja e kapacitetet të grave të zgjedhura dhe grave që synojnë në nivelet e drejtueseve publike e për t’u kthyer në një forcë lobuese duke bërë që autoritetet publike të jenë më përgjegjëse dhe ti përgjigjen nevojave dhe kërkesave të grave e vajzave.

Objektivat kryesore të këtij projeti do të realizohen nëpërmjet aktiviteteve konkrete si trajnime mbi advokasinë në mbrojtje të politikave në nivel qëndror dhe lokal; trajnime të grave potenciale kandidate për zgjedhjet parlamentare më 2009 dhe zgjedhjet vendore 2011, organizimi i debateve publike me femrat kandidate për zgjedhjet 2009 dhe 2011 (përpara fillimit të fushatave elektorale), promovimi i tyre në media; sensibilizimi i opinionit publik për çështjet gjinore dhe kapacitetet e grave; etj.
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot32
mod_vvisit_counterDje157
mod_vvisit_counterKëtë Javë1006
mod_vvisit_counterKëtë Muaj1833
mod_vvisit_counterNë total140666
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje