12 qershor 2009, Lançohet vrojtimi i parë Kombëtar “Dhuna në Familje në Shqipëri” PDF Print E-mail
Dhuna në Familje në Shqipëri: Vrojtimi Kombëtar me bazë Popullatën. Promovim  i  Institutit të Statistikave (INSTAT) në bashkëpunim me MPÇSSHB për rezultatet e Vrojtimit Kombëtar me bazë Popullatën.
Vrojtimi Komëtar me bazë Popullatën u realizua nga periudha 2007-2008 dhe u lançua me datë 12 qershor 2009, në Tiranë.
Aktiviteti-10-2009Takimi u hap nga Znj. Entela Lako, përfaqësuese e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD), e cila bëri një prezantim të shkurtër të procesit të hartimit të raportit: “Dhuna në familje në Shqipëri: Studim kombëtar me bazë popullatën, ku MPÇSSHB është bashkëpunëtorja kryesore për realizimin e tij. Prioritet i këtij raporti është mbledhja e të dhënave për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Në këtë kuadër, Znj. Turkos-Cosslet, koordinatore rezidente e Kombeve të Bashkuara (KB), përshëndeti këtë ndërmarrje dhe realizimin e saj, duke nënvizuar rëndësinë e veçantë të këtij studimi. Sipas saj “Dhuna në marrëdhëniet familjare është një nga shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut në të gjithë botën”. Ajo nënvizoi faktin se: “Të drejtat e njeriut fillojnë në vëndet e vogla; të drejtat e njeriut fillojnë në shtëpinë tonë”.

Qeveria Shqiptare është angazhuar në një fushatë gjithëpërfshirëse për të parandaluar e luftuar dhunën në familje në përputhje me Fushatën e Këshillit të Evropës, duke ndërmarrë masa konkrete politike e legjislative, për të bërë të mundur mbrojtjen dhe mbështetjen për viktimat dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për çështjet që lidhen me dhunën në familje.

Lektorët që morën fjalën shpjeguan  se ushtrimi i dhunës në marrëdhëniet familjare në Shqipëri është një dukuri me përmasa shqetësuese, përmasë që vjen në rritje, kryesisht në dekadën e dytë  të martesës (30-40 vjeç).

10’
20 janar 2009, “Riintegrimi, moment i rëndësishëm i pastrajtimit”. Përdoruesit e lëndëve narkotike, në nevojën e masave të posaçme rehabilituese.

MPÇSSHB/DPSHB, Ministria e Shëndetësisë , ajo e Brendshme etj, organizuan  më 20 janar 2009, takimin “Riintegrimi, moment i rëndësishëm i pastrajtimit”.

Ky takim synonte të adresonte masat më efektive ndaj personave përdorues të lëndëve narkotikë, si në momentin e trajtimit ashtu edhe të riintegrimit. Ministrja e Shëndetësisë Znj. Anila Godo si dhe znj. Liri Berisha theksuan nevojën e dimensionit human të trajtimit të tyre në të gjitha hapat e proçesit paralelisht me atë institucional.

Riintegrimi është një moment shumë i rëndësishëm i pastrajtimit të tyre si pacientë dhe për këtë arsye roli i politikave dhe programeve specifike për adresimin e nevojave të tyre merr një rëndësi të veçantë. Poltikat sociale dhe ato të punësimit së bashku me shërbimin psikologjik duhet të jenë shtylla kryesore e orientimit të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile dhe në këtë kontekst këto poltika duhet të bëjnë diferencimin në trajtimin e veçantë të kësaj kategorie shoqërore. Znj. Anna Xheka , Drejtore e DPSHB, vuri theksin në stadin aktual të ofrimit të këtyre programeve të kësaj kategorie si dhe në objektivat afatshkurtra të tyre.
Takimi u mbyll me një set të plotë rekomandimesh në adresë të të gjithë aktorëve shtetërore dhe shoqërorë, që trajtojnë problemet narkotike dhe pasojat e tyre.

10’’
26 maj 2009, DPSHB dhe FSHDPAK lançojnë studimin “Gratë me aftësi të kufizuara të përfshira apo të harruara”.


DPSHB në bashkëpunim me FSHDPAK lançoi më 26 Maj 2009 studimin me titull  
“Gratë me aftësi të kufizuara të përfshira apo të harruara”. Ky studim i mbështetur nga USAID , u bazua në intervistimin e aktorëve kryesorë të hartimit  implementimit dhe monitorimit të politikave për gratë me aftësi të kufizuar si në nivel qëndror po ashtu edhe lokal. Një vënd të rëndësishëm zuri edhe intervistimi i OJF-ve të grave me aftësi të kufizuara.

Disa nga problemet dhe rekomandimet kryesore të dala nga ky studim janë:
•    Nuk ka politika specifike dhe as studime specifike për problematikën e grave me aftësi të kufizara. ( rekomandohet)
•    Nuk ka të dhëna për gratë me aftësi të kufizuara në veçanti. Kjo për arsye se në përgjithësi mungon një sistem  i detajuar indikatorësh dhe treguesish statistikorë gender. Mungon një sistem i mirëkordinuar monitorimi. Një situatë e tillë sjell për pasojë edhe mangësi në proçesin e raportimit, duke mos i dhënë  hapësirë për më tepër raportimit të aspektit gjinor në të gjitha poltikat sipas fushave të veçanta.
•    Megjithë tentativat sporadike të institucioneve të veçanta ende nuk kanë një data base të  PAK dhe aq më pak të grave me aftësi të kufizura. Ka të dhëna për shërbimet dhe mbrojtjen sociale dhe disa të dhëna sporadike në fushën e punësimit dhe atë të formimit profesional.
•    Në disa fusha të vecanta ka programe specifike për gratë me aftësi të kufizuar në nivel lokal, por sigurisht  në zbatim të poltikave qëndrore. Këto programe më shumë kanë të bëjnë me fushën sociale, të shërbimeve dhe atë të punësimit dhe formimit profesional.
•    Ne fokus të të gjitha poltikave  për PAK, apo politikave të tjera ndërsektoriale duhet të fragmentohet respektivisht komponenti gjinor, apo ai i grave me aftësi të kufizuar.
•    Në të gjitha projektet e OJF-ve që veprojnë në fushën e PAK duhet ti kushtohet vëmendje e posaçme  i grave me aftësi të kufizuar.
•    Në të njëjtën mënyrë projektet në fushën e të drejtave të grave në përgjithësi duhet të tregojnë një vëmendje të posaçme ndaj grave me aftësi të kufizuar, si një ndër grupet më në risk përsa i përket garantimit të të drejtave.
•    Paralelisht nevojitet edhe një vëmëndje më e madhe e donatorëve në projekte që synojnë të përmirësojnë veçanërisht statusin e grave me aftësi të kufizuara.
 
AlbanianEnglish (United Kingdom)

Search

AlbanianEnglish (United Kingdom)

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

SOCIAL MEDIA

fb tw in yt

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot130
mod_vvisit_counterDje190
mod_vvisit_counterKëtë Javë928
mod_vvisit_counterKëtë Muaj4864
mod_vvisit_counterNë total227551
denonco-dhunen ne familje