| Ligji Nr 9970, Datë 24/07/2008 “Për Barazinë Gjinore në shoqëri” tashmë ka një manual specifik interpretimi, i cili do t’u shërbejë trajnimit të të gjithë të interesuarve |
|
|
|
Në kuadrin e Programit të Përbashkët “Një OKB” të Agjensive të UN dhe MPÇSSHB për barazinë gjinore , dhe në mbështetje të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje, Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta/MPÇSSHB në bashkëpunim me UNIFEM-in organizuan më 9 Janar 2009, në Tiranë trajnimin 1ditor “Për Pilotimin e Manualit të Trajnimit për Ligjin Nr.9970 “Për barazinë gjinore në Shoqëri” (LBGJ).
Në këtë trajnim merrnin pjesë përfaqësues nga institucionet qëndrore dhe pikat e kontaktit të ministrive të linjeës dhe bashkia. Qëllimi i këtij trajnimi ishte pilotimi i Manualit të trajnimit për LBGJ i cili në ta ardhmen do të përdoret për realizimin e një sërë trajnimesh të punonjësve të institucioneve përgjegjëse shtetërore me detyrat që rrjedhin nga ligji , për rritjen e e njohurive dhe të kuptueshmërisë së detyrimeve të ligjit në punën e tyre. Gjatë trajnimit nga pjesmarrësit pati sugjerime , propozime të cilat do të merren në konsideratë nga grupi hartues për finalizimin e këtij manuali. |
DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje






![]() | Sot | 129 |
![]() | Dje | 207 |
![]() | Këtë Javë | 1196 |
![]() | Këtë Muaj | 3683 |
![]() | Në total | 226370 |