27-28 prill 2009, Përfundon proçesi i trajnimit në nivel vendor të Nënpunësve të Barazisë Gjinore PDF Print E-mail
Takimi i parë Kombëtar i Nënpunësve të Barazisë Gjinore në Shqipëri
Takimi i parë kombëtar i nëpunësve të barazisë gjinore të Bashkive në Shqipëri u mbajt më 27 - 28 Prill 2009,  në Tiranë. Ky takim u organizua në kuadër të projektit “Barazi në qeverisje “(BnQ) dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta/Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta.

Qëllimi i këtij takimi: Të mbledhë të gjithë nëpunësit e barazisë gjinore nga Bashkitë e Shqipërisë si dhe bashkëpunëtorët kryesorë të përfshirë në fushën e çështjes së barazisë gjinore në vend.

Në takim morën pjesë 42 pjesëmarrës – duke përfshirë këtu punonjës të Bashkive, punonjës civilë të qeverisë qendrore dhe përfaqësues të donatorëve.
Përveç shpërndarjes së informacionit kyç mbi çështjet ligjore dhe detyrat, përgjegjësitë dhe aktivitetet e PFBGJ, takimi u pa nga këndvështrimi i fuqizimit të pjesëmarrësve në rolin e tyre si avokatë të barazisë gjinore dhe të nxitjes së rrjeteve rajonale.

Objektivat specifike të takimit:
a)     të shpjegojë dhe sigurojë informacion mbi ligjet që rregullojnë barazinë gjinore    dhe dhunën në familje;
b)     të diskutojë rëndësinë e Ligjit “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri” për qeverisjen vendore dhe punën e nëpunësve të barazisë gjinoreë.
c)    të shpërndajë informacion mbi objektivat e Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje (SKBGJ & DHF).
d)    të përcaktojë kompetencat e nëpunësve të barazisë gjinore dhe rolin e tyre në pushtetin vendor (Bashki);
e)    të rrisë njohuritë rreth përdorimit të treguesve specifikë lidhur me barazinë gjinore;
f)    të identifikojë nevojat aktuale të nëpunësve të barazisë gjinore dhe perspektivat e së ardhmes;
g)    të krijojë një rrjet kombëtar të nëpunësve të barazisë gjinore.

Metodologjia e përdorur u bazua mbi qasjen pjesëmarrëse. U përdorën shumë metoda të ndryshme si: rrahje mendimesh, diskutime në grupe të mëdha, punë në grupe të vogla, prezantime të punëve në grup etj.  për të siguruar pjesëmarrjen aktive të pjesëmarrësve. Megjithatë, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin punonjës të bashkive të cilët kishin një pozicion, kryesisht në sektorin social.

Brenda dy ditëve u krijua një atmosferë miqësore mes grupeve të punës. Pjesëmarrësit nga Bajram Curri, Kukësi, Kopliku, Shkodra, Lezha, Rubiku, Rrësheni, Burreli, Klosi, Bulqiza, Peshkopia dhe Kruja kishin marrë pjesë në trajnimin specifik për çështjet e barazisë gjinore në vazhdimësi të projektit “Barazi në Qeverisje”. Të tjerët kishin qenë pjesë e seminareve në nivel rajonal mbi Ligjin “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe Ligjit “Për barazinë gjinore në shoqëri”.

Takimi vazhdoi me prezantime nga diskutantë të ndryshëm mbi strukturën e çështjeve ligjore për barazinë gjinore dhe rëndësinë e tyre për qeverisjen vendore. Çështjet e diskutuara renditen më poshtë:

•    Legjislacioni lidhur me Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje – kuptimi i tij për qeverisjen vendore  
•    Detyrat e Nënpunësve Vendor të Barazisë Gjinore (NVBGJ) si dhe mbi rëndësinë e ngritjes së një rrjeti të NVBGJ
•    Strategjia Kombëtare mbi Barazinë Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje 2008-2010”
•    Treguesit Gjinorë dhe të dhunës në familje, “Diskutimi i Draftit Paraprak”.  

Rekomandime shumë konkrete për takimin tjetër të Nënpunësve Vendor të Barazisë Gjinore NVBGJ:
  • Kryetarët e bashkive duhet të marrin pjesë në konferenca dhe takime të këtij lloji;
  • Përpara se të organizohet konferenca e dytë NVBGJ në nivel vendor duhet të ndrërmerret një fushatë ndërgjegjësimi mediatike mbi barazinë gjinore dhe dhunën në familje;
  • Përpara se të organizohet konferenca e dytë NVBGJ në nivel vendor duhet të përfundojë emërimi zyrtar i NVBGJ pranë bashkive;
  • Në takimin e ardhshëm, NVBGJ-ve duhet t’u kërkohet të prezantojnë raporte konkrete se çfarë kanë bërë për barazinë gjinore në Bashkinë e tyre që prej takimit të parë.
  • Takimi i dytë NVBGJ duhet të fokusohet në punën e përditshme të NVBGJ, zgjidhjet praktike dhe shembuj për përmirësimin e punës;
  • Të rritet shpeshtësia e takimeve me tematikë të njëjtë;
  • Të përdoren takimet e NVBGJ si platforma për të shkëmbyer përvoja dhe sidomos për të prezantuar, diskutuar dhe zhvilluar praktikat më të mira.
Puna e bërë në këtë takim të parë kombëtar të NVBGJ mund të konsiderohet si një prej hapave të parë të nevojshëm për krijimin e një rrjeti funksional rajonal të NVBGJ-ve në Shqipëri.
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot26
mod_vvisit_counterDje157
mod_vvisit_counterKëtë Javë1000
mod_vvisit_counterKëtë Muaj1827
mod_vvisit_counterNë total140660
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje