Përfundon Drafti i parë i treguesve Kombëtarë të Barazisë Gjinore PDF Print E-mail
Takimi i parë Kombëtar i Nëpunësve të Barazisë Gjinore në Shqipëri
26 janar 2009, Takimi i I-rë i Grupit të Punës Ndërinstitucional për Statistikat dhe Indikatorët gjinore
Në datën 26 Janar 2009 në MPÇSSHB u organizua takimi i I-rë i GPNI-së  në mbledhjen e statistikave gjinore dhe në përcaktimin e treguesve të ndjeshëm gjinore. Në këtë takim morën pjesë 23 persona , përfaqësues të MPÇSSHB, MASH, MBUMK, MSH, MD, MPB, INSTAT, ISHP, UNFPA, UNIFEM, etj. Takimi u hap nga Znj. Zaçe, Zëvendësministre e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe drejtuese e Grupit të Punës Ndërinstitucional (GPNI). Aktiviteti-4-2009_3Znj. Zaçe në fjalën e saj bëri një prezantim të shkurtër të qëllimit të krijimit të këtij grupi, i cili mbështetet  në Nenin 13 të Ligjit Nr.9970 “Për barazinë gjinore në shoqëri” ,  në drejtim të mbledhjes së statistikave dhe përcaktimin e indikatorëve gjinore të nevojshëm për monitorimin e SKBGJ/DHF me detyrat përkatëse :
a.    Përcaktimi i treguesve cilësorë dhe sasiorë të domosdoshëm për monitorimin e barazisë gjinore në të gjitha drejtimet.
b.    Rishikimi i të dhënave ekzistuese (cilësore dhe sasiore) në nivel kombëtar, identifikimi i boshllëqeve dhe nevojave si dhe përgatitja e rekomandimeve për këtë qëllim.
c.    Analizimi i legjislacionit për statistikat  dhe rekomandimi i  ndryshimeve  në lidhje me sigurimin e statistikave gjinore.
d.    Sugjerimi dhe rekomandimi i  përfshirjes së çështjeve të barazisë gjinore në proçeset e monitorimit dhe  ato statistikore sektoriale.
e.    Identifikimi i nevojave për ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve dhe mjeteve për përmirësimin e mbledhjes, përpunimit dhe analizave të statistikave dhe indikatoreve gjinore në funksion të monitorimit të bashkërenduar të barazisë gjinore.

Në punën për mbledhjen e statsistikave dhe përcaktimin e treguesve gjinore MPCSSHB do të bashkëpunojë ngushtësisht me INSTAT-in i cili do të luajë një rol të rëndësishëm këshillues. Gjjithashtu ky proçes do të bashkërendohet me UNIFEM-in dhe  UNFPA-në.

Më pas u kalua në diskutimin rreth 2 çështjeve kryesore të takimit :
a)Prezantimi i termave të referencës se GPNI dhe miratim i tyre nga të gjithë anëtarët
b) Programi i punës së GPNI-së

Znj.Christine Arab (UNIFEM) në diskutimin e saj shpjegoi punën e ardhshme që do të ndërmarri UNIFEMI në lidhje me statistikat gjinore që përfshin: marrjen e një eksperti ndërkombëtar i cili në bashkëpunim me pikat e kontaktit të DPSHB do të përcaktojnë një listë indikatorësh gjinore për monitorimin në nivel qëndror dhe vendor jo vetëm të SKBGJ/DHF, por edhe për detyrimet e tjera ndërkombëtare .

Aktiviteti-4-2009Edhe diskutuesit e tjerë u ndalën në rëndësinë e sigurimit të statistikave dhe indikatorëve gjinorë për monitorimin e SKBGJ/DHF si dhe njohjes më të mirë të situatës së vendit nga këndvështrimi gjinor, në vendosjen e disa mekanizmave lehtësues në drejtim të mbledhjes dhe përditësimit të tyre si dhe në rritjen e aksesit të publikut ndaj informacionit duke përfshirë edhe atë statistikor.

Në këtë takim u vendos që : a)komunikimi do të realizohet nga DPSHB e cila do të luajë rolin e Sekretarisë së GPNI-së , në bashkëpunim me UNIFEM-in ; b) krijimi dhe funksionimi i grupeve më të vogla në nivel ekspertësh (GT) sipas një problematike të caktuara.

25-26 mars 2009, Workshop për harmonizimin e treguesve të zhvillimit në një mënyrë të ndjeshme gjinore në kontekstin e SKBGJ/DHF në Shqipëri.
Në 25-26 Mars 2009 UNIFEM-i në bashkëpunim me MPCSSHB/DPSHB organizoi workshopin për harmonizimin e treguesve të zhvillimit  në një mënyrë të ndjeshme gjinore  me pjesmarrjen e anëtareve të Grupit Teknik si pjesë e Grupit të Punës Ndërinstitucional (GPNI) për statistikat dhe indikatorët gjinorë.  GT përbëhet nga pikat e kontaktit për çështjet gjinore të ministrive të linjës , dhe përfaqësues të zyrave të statistikave të institucioneve qëndrore, që kanë përgjegjësi në zbatimin e SKBGJ/DHF.
Qëllimi i këtij workshop-i ishte përcaktimi paraprak i një liste indikatorësh gjinorë të nevojshëm jo vetëm për monitorimin e SKBGJ/DHF, por edhe të detyrimeve të tjera ndërkombëtare.
Në workshop-in e drejtuar nga Znj. Ulzisuren Jamsran, eksperte për statistikat dhe indikatorët gjinore  u trajtuan këto çështje kryesore :
  • Qartësimi dhe përcaktimi i çështjeve kryesore sipas fushave të prioriteteve.
  • Diskutimi i rolit të Makinerisë Gjinore në nivel qëndror në kontekstin e monitorimit gjinor brenda SKBGJ/DHF
  • Përcaktimi i çështjeve kryesore sipas prioriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare që duhet te merren parasysh për punën e harmonizimit .
  • Përcaktimi paraprak i listës së indikatorëve të ndjeshëm gjinorë.
Workshopi u zhvillua si kombinim i zbërthimit teorik të çështjeve kryesore, punës në grup dhe eksperiencës më të mirë të Moldavise në këtë drejtim.

Në fund te workshopit u vendos që të përgatitet nga UNIFEM dhe DPSHB një plan pune i detajuar mbi zhvillimin dhe finalizimin e listës paraprake të indikatorëve duke punuar në grup më të ngushtë ekspertesh sipas fushave përkatëse.

29 prill 2009, Takimi i II i grupit të punës ndërinstitucional (GPNI) për treguesit gjinorë dhe të dhunës në familje.
Në datën 29 Prill 2009 në MPÇSSHB u organizua takimi i II-të i GPNI-së në mbledhjen e statistikave gjinore dhe në përcaktimin e treguesve të ndjeshëm gjinorë. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi dhe miratimi i planit të punës për finalizimin e treguesve të harmonizuar  gjinorë.

Takimi u hap nga Znj.Marieta Zaçe, Zëvendësministre e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, e cila pas falënderimit të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve qendrore për pjesëmarrjen e tyre në takimin e dytë  të GPNI-së,  u ndal në prezantimin e planit të punës në lidhje me procesin e finalizimit të listës së treguesve të harmonizuar gjinorë.

Përfaqësuesja e UNIFEM-it në Shqipëri, diskutoi edhe një herë shkurtimisht për seminarin e organizuar për përpilimin e draft listës të treguesve të harmonizuar gjinorë që iu referuan 8 fushave kryesore dhe në fjalën e saj theksoi se lista e treguesve është ende në fazën e një skice dhe finalizimi i kësaj liste nënkupton shumë punë dhe shumë aktivitete që duhet të realizohen brenda një kohe të shkurtër kohore, që mendohet të jetë fundi i qershorit.

Më pas u kalua në çështjen e dytë të takimit ku Znj.Anna Xheka Drejtore e DPSHB shtroi domosdoshmërinë e integrimit të treguesve të harmonizuar me procesin monitorues brenda atyre ekzistuese.Gjithashtu aprovimi dhe mbështetja nga personat vendimmarrës në me angazhimin e Nënpunësve Vendor të Barazisë Gjinorë të DPSHB-së për barazinë gjinore dhe dhunën në familje, në bashkëpunim me ekspertët e statistikave të institucioneve përkatëse dhe një eksperti kombëtar, për verifikimin e të dhënave.

Në fund të takimit u vendos që ekspertët e përzgjedhur nga UNIFEM-i në bashkëpunim me DPSHB-në të organizojnë në dy javët e para të qershorit takimet me pikat e kontaktit të ministrive për çështjet gjinore dhe përfaqësues të Drejtorive të Monitorim & Analizës në ministritë dhe institucionet përkatëse për skanimin listës së treguesve të harmonizuar gjinorë duke iu referuar strategjive ndërsektoriale si dhe detyrimeve që rrjedhin nga  dokumentat ndërkombëtarë për të siguruar një harmonizim të tyre.

27 maj 2009, Takimi i OJF-ve mbi diskutimin e çështjeve kryesore dhe i draft listës së   treguesve gjinorë dhe të dhunës në familje.
Në datën 27 Maj 2009 në mjediset e MPÇSSHB-së u organizua takimi me përfaqësuesit e OJF-ve për diskutimin e çështjeve kyçe që strategjia do të monitorojë si dhe për të skicuar një listë të treguesve të harmonizuar gjinorë. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i draft listës së treguesve të harmonizuar gjinorë të nevojshëm për monitorimin e angazhimeve të Qeverisë shqiptare për barazinë gjinore, parandalimin e dhunës në familje si dhe mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të grave, me përfaqësues të OJF-ve që kanë ekspertizë në fushën e çështjeve gjinore.

Takimi u hap nga Drejtorja e Drejtorisë së Politikave të Shanseve të Barabarta, Znj. Anna Xheka, e cila pas falënderimit të përfaqësuesve të OJF-ve për pjesëmarrjen e tyre në takim bëri një prezantim të shkurtër të procesit të hartimit të listës së treguesve të harmonizuar gjinorë si dhe hapat që janë ndërmarrë dhe që do të ndërmerren në të ardhmen për finalizimin e kësaj liste në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e UNIFEM-it duke analizuar të 3 fazat e procesit si më poshtë:

Faza 1     Verifikimi i çështjeve parësore që duhen monitoruar nëpërmjet treguesve të harmonizuar
Faza 2        Ndarja e treguesve dhe vlerësimi i ekzistencës së të dhënave
Faza 3    Miratimi i paketës së treguesve të harmonizuar gjinorë dhe angazhimeve/marrëveshjeve për shpërndarjen e informacionit

Aktiviteti-4-2009_2Ekspertët  e UNIFEM-it në fjalën e tyre, bënë një prezantim të shkurtër të punës për vazhdimësinë e procesit të finalizimit të listës së treguesve të harmonizuar gjinorë që ka konsistuar në: a) kontaktimin direkt të pikave të kontaktit, specialistëve të zyrës së statistikave si dhe të përfaqësuesve nga drejtoritë e Monitorimit dhe Analizës së Strategjive Ndërsektoriale në ministritë e linjës që kanë përgjegjësi në zbatimin e SKBGJ/DHF ose që fokusi i tyre lidhet me 8 drejtimet e saj, për saktësimin më tej të çështjeve kryesore që SKBGJ/DHF do të monitorojë si dhe për saktësimin e listës paraprake të treguesve, nëpërmjet përmirësimit të atyre ekzistues si dhe propozimit të treguesve të rinj; b) kontaktimin me përfaqësues të drejtorive të ndyshme të INSTAT-it, duke realizuar skanimin e listës paraprake të treguesve në përcaktimin e saktë të kanaleve të mbledhjes së këtij informacioni statistikor si dhe në përcaktimin e boshllëqeve që ekzistojnë në sigurimin e tij.

Më pas, nga ekspertët e përzgjedhur nga UNIFEM-i u prezantuan çështjet kryesore të identifikuara që SKBGJ/DHF do të monitorojë si dhe të treguesve të përzgjedhur sipas 8 fushave të strategjisë.

Në këtë takim, diskutimet e përfaqësuesve të OJF-ve u përqendruan në analizën e treguesve të fushës së arsimit, shëndetësisë, punësimit, çështjeve sociale etj. duke ofruar ekspertizën e tyre në keto drejtime. Pjesëmarrësit kërkuan që dokumenti i treguesve të harmonizuar gjinorë të shoqërohet edhe me përkufizime të termave apo koncepteve statistikore që janë përdorur në këtë dokument, duke bërë të mundur rritjen e shkallës së kuptueshmërisë dhe të përdorimit të tij nga individë, profesionistë dhe institucione të ndryshme.

Në fund të takimit u vendos që të gjithë pjesëmarrësit t’i rishikojnë edhe një herë me  kujdes çështjet që lidhen me treguesit e harmonizuar gjinorë të përcaktuar paraprakisht, duke patur parasysh se ky proces kërkon kohë më të gjatë dhe komentet që mund të kenë për përmirësimin e tyre si dhe propozime të reja t’i dërgojnë me rrugë elektronike në DPSHB dhe në adresën e ekspertëve të UNIFEM-it, në mënyrë që ata të përfshihen në draftin përfundimtar.

3 qershor 2009, Takim midis përfaqësuesve të MPÇSSHB,UNIFEM-it dhe ekspertëve mbi skicën e listës së treguesve gjinorë

Më datë 3 Qershor 2009 në sallën e mbledhjeve të MPÇSSHB-së, u zhvillua takimi me ekspertët e përzgjedhur nga UNIFEM-i, përfaqësuesit e DPSHB-së dhe përfaqësuesit e UNIFEM-it mbi skicën e listës së treguesve të harmonizuar gjinorë.

Në këtë takim u prezantua puna e bërë nga bashkëpunimi i DPSHB-së me ekspertët e UNIFEM-it dhe me pikat e kontaktit të ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera të varësisë për çështjet gjinore, për identifikimin e çështjeve kryesore si dhe të treguesve të harmonizuar gjinorë, duke përcaktuar burimet e mundshme të sigurimit të informacionit statistikor si dhe të boshllëqeve që ekzistojnë. Gjithashtu, kjo fazë pune e proçesit të përgatitjes së dokumentit të treguesve të harmonizuar gjinorë kishte të bënte edhe me skanimin e listës paraprake të treguesve gjinorë, duke iu referuar strategjive sektoriale në ministritë përkatëse si dhe detyrimeve që rrjedhin nga dokumentat ndërkombëtarë të rëndësishëm, si CEDAW apo Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM), etj.

Nga ana e UNIFEM-it u konfirmua që kjo skicë paraprake është konsultuar edhe me organizata të tjera ndërkombëtare si: Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Banka Botërore (BB), Organizata Zviceriane për Zhvillim (OZZH), dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP).

Në lidhje me boshllëqet e identifikuara nga ekspertët e UNIFEM-it u diskutua rreth rrugëve për eleminimin e tyre si dhe për përcaktimin e saktë të burimeve dhe kanaleve të rrjedhjes së informacionit statistikor për përcaktimin e treguesve të harmonizuar gjinorë. Nga diskutimet rezultoi që ky proces kërkon një angazhim të përfaqësuesve të INSTAT-it dhe MPÇSSHB-së për analizën e kuadrit ligjor ekzistues në lidhje me statistikat dhe programin statistikor që zbaton INSTAT-i.

Në fund të takimit u vendos që të realizohet një takim ndërmjet përfaqësuesve të INSTAT-it,  Drejtorisë Juridike në MPÇSSHB dhe UNIFEM-it për përcaktimin  e hapave që duhet të hidhen në të ardhmen, në drejtim të sigurimit të kuadrit të plotë ligjor për sigurimin e treguesve të harmonizuar gjinorë.
 
AlbanianEnglish (United Kingdom)

Search

AlbanianEnglish (United Kingdom)

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

SOCIAL MEDIA

fb tw in yt

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot76
mod_vvisit_counterDje184
mod_vvisit_counterKëtë Javë1327
mod_vvisit_counterKëtë Muaj3814
mod_vvisit_counterNë total226501
denonco-dhunen ne familje