3-5 mars 2009, Pjesmarrje në sesionin e 53-të të komisionit për statusin e grave në New York. PDF Print E-mail
Drejtorja e DPSHB, nga data 3 deri në datën 5 mars 2009, mori pjesë si përfaqësuese e Shqipërisë në sesionin e 53 te Komisionit per Statusin e Grave në New York.
Tema kryesore e këtij sesioni ishte “Ndarja e barabartë e përgjegjësive midis burrave dhe grave, përfshirë kujdesin në kontekstin e HIV/AIDS”.
Në një nga panelet e diskutimit, përfaqësuesja e Shqipërisë bëri një prezantim të shkurtër të iniciativave të  politikave  shqiptare për barazinë gjinore, në të cilin veçanërisht u theksua se , politikat gjinore të Qeverisë kanë patur si objektiv fuqizimin e statusit të gruas, me qëllim që t’i krijohet asaj në vazhdimësi një akses më i madh në tregun e punës dhe në shanset për karrierë zyrtare, politike e biznesi. Aktiviteti-3-2009Programi i punës së Qeverisë Shqiptare, u theksua se parashikon angazhimin e plotë të pushtetit ekzekutiv për të eliminuar dhunën ndaj grave e vajzave dhe shfrytëzimin e tyre për qëllime prostitucioni, apo për qëllime të tjera denigruese.

Në  mënyrë të veçantë u theksuan arritjet në kuadrin politiko- legjislativ si  miratimi dhe implementimi i SKBGJ/DHF, i ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” si dhe i Ligjit “Për barazinë gjinore në shoqëri”, të shoqëruara me risitë që sjellin këto instrumenta në sfidën gjinore, sidomos përsa i përket mekanizmit të kuotës dhe sanksionimit të saj edhe në Kodin Zgjedhor.
Po ashtu një vëmendje e veçantë iu kushtua prezantimit të raportit III Qeveritar të CEDAW i cili është miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në korrik 2008. Ky raport evidenton qartë  progresin e bërë në kuadër të zbatimit të detyrimeve  të Konventës  që nga raportimi i bërë në vitin 2003. Evidenton  progres të dukshëm dhe arritje  në fushën legjislative, të hartimit të politikave të reja, të zbatimit në praktikë të saj dhe rritjes së familjaritetit me këtë konventë nga shumë aktorë.

- Në mbasditen e datës 3 Mars përfaqësuesja e Shqipërisë mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Europës dhe Përfaqësia e Përhershme Spanjolle në Kombet e Bashkuara me temë: “Pjesëmarrja e Barabartë”. Në këtë panel u bë një prezantim i modeleve më të suksesëshme të vëndeve të Këshillit të Europës , në lidhje me integrimin gjinor. Kështu Ministrja e Barazisë Gjinore Spanjolle paraqiti përvojën spanjolle në aspektin e reformave legjislative dhe impaktin që ka pasur kuota në rritjen e përfaqësimit të gruas në vendimmarrje.
Një model tjetër interesant ishte ai i përfaqësueses së Norvegjisë, i cili konsistonte në plotësimin e kushtit të pjesëmarrjes së detyruar në borde drejtuese të bizneseve nga të dyja gjinitë, përpara se këto biznese të liçensoheshin, duke penetruar kështu në mënyrë të detyrueshme, mekanizmin e kuotës edhe në sektorin privat.

- Një tjetër takim po në të njëjtën datë ishte ai i organizuar nga Qendra e UNIFEM , në lidhje me ecurinë, problemet dhe arritjet e programit “Një OKB- për barazinë Gjinore” në vendet pilot.

Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të stafit të OKB në vende të ndryshme dhe përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe vietnameze.
Përfaqësuesja e UNIFEM në Vietnam dhe ajo e qeverisë vietnameze, prezantuan programin “Një OKB” në Vietnam, arritjet dhe problemet.
Në vijim përfaqësuesja shqiptare bëri një prezantim po të këtij programi në Shqipëri, duke u ndalur në impaktet kryesore pozitive të tij sidomos në drejtim të suportit të qeverisë dhe bashkërendimit të punës midis shtetit- donatorëve dhe shoqërisë civile për të arritur objektivat.
 
AlbanianEnglish (United Kingdom)

Search

AlbanianEnglish (United Kingdom)

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

SOCIAL MEDIA

fb tw in yt

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot127
mod_vvisit_counterDje207
mod_vvisit_counterKëtë Javë1194
mod_vvisit_counterKëtë Muaj3681
mod_vvisit_counterNë total226368
denonco-dhunen ne familje