3 qershor 2009, Miratohet raporti i parë i programit të Barazisë Gjinore dhe Kundër Dhunës në Familje PDF Print E-mail
Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore (KKBGJ)
Më datë 3 Qershor 2009 në mjediset e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB), u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore.
Aktiviteti-2-2009_2Qëllimi : Të zhvillohet mbledhja e parë e KKBGJ-së dhe të miratohet Raporti Vjetor i Zbatimit të Objektivave të SKBGJ/DHF për vitin 2008.

Mbledhja u hap nga Z. Viktor Gumi, Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, i cili, pasi u uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve theksoi se miratimi i Ligjit Nr. 9970 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri” ngarkon MPÇSSHB si autoritetin përgjegjës për barazinë gjinore.

Aktiviteti-2-2009Në mbledhjen e parë Ministri i MPÇSSHB paraqiti raportin e zbatimit  të objektivave SKBGJ/DHF për vitin 2008, punën e bërë deri tani, arritjet kryesore dhe rekomandimet për përmirësimin e punës në të ardhmen. Disa prej këtyre arritjeve të politikave gjinore konsistojnë në:
Fuqizimin e mekanizmit institucional për barazinë gjinore dhe dhunën në familje përmes: a) Ngritjes së Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore (KKBGJ); b) Strukturës së re për Masat ndaj Dhunës në Familje; c) Hedhjes së hapave të parë në ngritjen e Sekretariatit Teknik për Monitorimin e SKBGJ/DHF; d) Institucionalizimit të rrjetit të nëpunësve gjinorë dhe dhunës në familje në nivel qendror dhe vendor sipas Ligjit Nr.9970 “Për barazinë gjinore në shoqëri”.
Ngritjen dhe funksionimin e Grupit të Punës Ndërinsitucional (GPNI) si grup këshillimor në sigurimin e statistikave gjinore dhe përcaktimin e  treguesve të harmonizuar gjinorë në mbështetje të politikave dhe monitorimit të barazisë gjinore në Shqipëri sipas angazhimeve kombëtare e ndërkombëtare për barazinë gjinore në çdo nivel të qeverisë.
Aktiviteti-2-2009_3Hartimin e akteve të reja ligjore dhe nënligjore për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje si: a) Miratimi i ligjit Nr. 9970 “Për barazinë gjinore në shoqëri”; b) Hartimi i akteve nënligjore në zbatim të Ligjit Nr. 9669 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”; c) Hartimi i akteve nënligjore në zbatim të ligjit Nr.  9970 “Për barazinë gjinore në shoqëri”.
Organizimin e fushatave ndërgjegjësuese në të gjithë vendin mbi çështjet gjinore dhe parandalimin e dhunës në familje.

Më pas u kalua në raportime të zv/ministrave dhe përfaqësuesve të Ministrive përkatëse  lidhur me zbatimin e objektivave të SKBGJ/ DHF për vitin 2008.
Në vijim, diskutuan edhe përfaqësues të shoqërisë civile si anëtarë të KKBGJ, të cilët në diskutimet e tyre përgëzuan DPSHB për raportin dhe arritjet e prezantuara duke theksuar se roli i arsimimit të vajzave dhe grave duhet të jetë i balancuar për barazinë gjinore dhe dhunën në familje.
Të gjithë anëtarët pas diskutimeve miratuan njëzëri raportin progresiv të zbatimit të SKBGJ/DHF për 2008.
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot29
mod_vvisit_counterDje157
mod_vvisit_counterKëtë Javë1003
mod_vvisit_counterKëtë Muaj1830
mod_vvisit_counterNë total140663
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje