Trajnim i punonjësve të Policisë, Shëndetësisë, Shërbimeve Sociale, etj. PDF Print E-mail
Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare si UNDP, UNFPA, OSBE, ka organizuar një cikël trajnimesh për punonjësit e policisë, punonjësve të shëndetësisë si dhe punonjësve të shërbimeve sociale.

Qëllimi i organizimit të këtyre trajnimeve, në të cilat kanë marrë pjesë rreth 720 punonjës të institucioneve të ndryshme, ka qenë forcimi i kapaciteteve të strukturave, të cilat ofrojnë shërbime mbrojtëse dhe mbështetëse për viktimat e dhunës në familje.
Trajnimet për forcimin e kapaciteteve të strukturave do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Pjesëmarrje në aktivitete jashtë vendit:

Pjesëmarrje në takimin e grupit të punës BE- Shqipëri “Për zhvillimin  e Politikave Sociale”, 25 qershor Bruksel, ku u paraqit progres raporti për çështjet gjinore dhe dhunës në familje.

Në 12-14 Shkurt 2008, përfaqësues të DPSHB-së morën pjesë në Konferencën Rajonale “Reformat ligjore për dhunën në familje”, e cila synoi në shkëmbimin e eksperiencave midis vendeve të Europës Juglindore për legjislacionin e dhunës në familje”, ku u prezantua edhe Ligji Nr. 9669 dt. 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare”, i vlerësuar si një ligj i mirë.

Në datat 21-22 Prill 2008, në Strasbourg  u zhvillua takimi i pikave fokale kombëtare të Këshillit të Europës kundër dhunës ndaj grave. Në këtë takim znj. Anna Xheka-Drejtore e DPSHB prezantoi Raportin e Fushatës Kombëtare kundër Dhunës ndaj Grave në   Shqipëri, në kuadër të Fushatës së Këshillit të Europës kundër dhunës ndaj grave e fokusuar në dhunën në familje.

Në muajin qershor 2008 në Këshillin e Europës u zhvillua takimi përmbyllës i Fushatës së KE-së për Dhunën në familje ku morën pjesë Zëvendësministrja e MPÇSSHB, Znj.Marieta Zaçe dhe Drejtore e DPSHB, Znj. Anna Xheka.
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot24
mod_vvisit_counterDje157
mod_vvisit_counterKëtë Javë998
mod_vvisit_counterKëtë Muaj1825
mod_vvisit_counterNë total140658
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje