| 2 Qershor 2008,Konferenca Kombëtare “ Një fëmijë i mbrojtur, Një buzëqeshje më shumë” |
|
|
|
|
Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, me mbështetjen e UNICEF, Save the Children, World Vision Albania, organizoi Konferencën Kombëtare “Një fëmijë i mbrojtur, një buzëqeshje më shumë”, Në këtë konferencë, që në fokus të saj kishte raportin e monitorimit 1 vjeçar të garantimit të të drejtave dhe plotësimit të nevojave të fëmijëve, merrnin pjesë Kryeministri Z.Sali Berisha, Ministri i Punës, Z.Koço Barka, ministrat Z.Genc Pollo dhe Z.Nard Ndoka, përfaqësues të institucioneve të tjera përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë, të OJF-ve vendase dhe të huaja, grupe interesi, fëmijë, etj. Kryeministri Berisha vlerësoi punën e bërë dhe angazhimin në rritje të institucioneve përgjegjëse, veçanërisht të Ministrisë së Punës, në ndërtimin dhe zbatimin e politikave mbrojtëse për fëmijët. “Fëmijët, mbrojtja dhe mirëqënia e tyre mbeten prioritet i padiskutueshëm i Qeverisë dhe tregues domethënës për këtë është edhe rritja ndjeshëm e buxhetit për ta, vleresoi shefi i Qeverisë. Ministri Koço Barka, si përfaqësues i institucionit përgjegjës për monitorimin e Strategjisë, theksoi se “mbrojtja e fëmijëve, si një koncept multidimensional dhe multisektorial është në qendër të Programit të Qeverisë. Për Ministrinë e Punës kjo do të thotë angazhim për një reformim rrënjësor të sistemit të shërbimeve për fëmijët, përfundimin e procesit të decentralizimit e deinstitucionalizimit e fëmijëve dhe ngritjen e shërbimeve të reja alternative”. |






![]() | Sot | 245 |
![]() | Dje | 188 |
![]() | Këtë Javë | 807 |
![]() | Këtë Muaj | 3023 |
![]() | Në total | 155800 |