Prill-Maj 2008, Fushata kombëtare për njohjen e SKBGJ/DHF si dhe lobimit për Projekt ligjin: “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, në nivel vendor në 12 Prefekturat e vendit PDF Print E-mail
Pjesëmarrësit
Merrnin pjesë përfaqësues të ndryshëm nga Prefektura, Bashkia, Zyra Rajonale e Punësimit, Drejtoria Arsimore, Shëndetësia, Gjykata , shoqëria civile, media etj.
Qëllimi i tryezës ishte njohja e opinionit shoqëror me SKBGJ/DHF si dhe koordinimin e veprimeve me aktorët e pushtetit vendor për zbatimin e planit të veprimit të kësaj Strategjie si dhe njohja me  Projekt –Ligjin: “Për barazinë gjinore në shoqëri ”miratimi  i të cilit do të institucionalizojë pikat e kontaktit në nivel Ministrie dhe Prefekture me detyra konkrete dhe të përcaktuara për barazinë gjinore.
Impakti
  • Njohja me këtë dokument i të gjithë strukturave duke u shtrirë deri në qelizën e fundit me qëllim zbatimin me efektivitet të saj.
  • Koordinimi i të gjithë aktorëve dhe të gjithë hallkave në nivel vendor dhe krijimi i një rrjeti rajonal për zbatimin e planit të veprimit të SKBGJ/DHF.
  • Hartimi i programeve në nivel qarku me aktorë të përcaktuar dhe afate kohore konkrete  nga të gjitha fushat në zbatim të objektivave që i ngarkon Plani i Veprimit  i  Strategjisë.
  • Lobim për miratimin e projekt-ligjit: “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”
Aktiviteti-2-2008_1Aktiviteti-2-2008_2
1 Korrik 2008, Në përfundim të fushatës sensibilizuese në 12 Prefekturat u organizua takimi përfundimtar në Tiranë: “Për një shoqëri të Barabartë dhe pa Dhunë”
Në këtë takim përmbyllës  vetë Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Koço Barka, garantoi edhe njëherë mbështetjen dhe përpjekjen e institucionit që ai drejton në sfidën e Barazisë gjinore.
Merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe vendore, pikat e kontaktit të ministrive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, OJF-të, media etj.
Aktiviteti-2-2008_3

 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot244
mod_vvisit_counterDje188
mod_vvisit_counterKëtë Javë806
mod_vvisit_counterKëtë Muaj3022
mod_vvisit_counterNë total155799
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje