Fushatë sensibilizimi e ndërgjegjësimi. PDF Print E-mail
Njohja e Ligjit 9669 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” si dhe akteve të tjera ndërkombëtare në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje.

“Dhuna ndaj grave-jo vetëm problem familjar”

Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta në bashkëpunim me UNDP ka zhvilluar një  fushatë sensibilizimi e ndërgjegjësimi për Ligjin 9669 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, në të gjithë vendin.
Pjesëmarrësit
Në tryezat e rrumbullakta të organizuara në kuadër të kësaj fushate merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë të pushteteve vendore si Prefektët, Nënprefektët, Kryetarët e Bashkive, Kryetarët e qarqeve,  përfaqësues nga të gjitha strukturat lokale përgjegjëse për zbatimin e Ligjit 9669 si nga, Drejtoritë e Policisë, Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoritë Arsimore Rajonale, Drejtoritë e Shërbimit Shëndetësor, media lokale, Zyrat rajonale të  Punës, Gjykatat, etj.
Pjesëmarrës aktivë ishin edhe përfaqësues të organizatave jofitimprurëse të cilët ofrojnë shërbime direkte në mbrojtje të viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare.
Të gjithë pjesëmarrësve në takime iu shpërndanë edhe broshurat “Si të kërkojmë mbrojtje nga dhuna në familje”, një manual ku jepen shpjegime rreth zbatimit të ligjit.
Qëllimi: Njohja e të gjithë aktorëve të pushtetit vendor me Ligjin Nr. 9669  datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare” si edhe krijimi i një rrjeti për  koordinimin e punës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës në familje.
Impakti:
  • Sensibilizimi i të gjithë aktorëve të pushtetit vendor me njohuri mbi Ligjin 9669 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, institucionet përgjegjëse për zbatimin e tij, si edhe me rrugët që duhet të ndiqen për të ndihmuar viktimat e dhunës familjare.
  • Krijimi i tryezave të koordinimit të luftës ndaj dhunës për çdo prefekturë e ngjashme me modelin e tryezave antitrafik të qënieve njerëzore ishte një nga rekomandimet më të rëndësishme që doli në përfundim të të gjitha këtyre takimeve.
  • Shkëmbimi i mendimeve për rolet që duhet të luajë secili prej tyre në mënyrë që përpjekjet në këtë drejtim të jenë sa më të koordinuara.
Aktiviteti-3-2008_2Aktiviteti-3-2008_3
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot243
mod_vvisit_counterDje188
mod_vvisit_counterKëtë Javë805
mod_vvisit_counterKëtë Muaj3021
mod_vvisit_counterNë total155798
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje