| 1 Korrik 2008, Takimi përmbyllës i Fushatës sensibilizuese kundër dhunës në familje. |
|
|
|
|
Në 1 Korrik 2008 u zhvillua në Tiranë tryeza e rrumbullakët “Për një shoqëri të barabartë dhe pa dhunë”, e cila shënoi edhe mbylljen e fushatës sensibilizuese kundër dhunës në familje. Qëllimi: Njohja e pjesëmarrësve me Ligjin 9669, zbatimin në praktikë të tij për rreth një vit pas hyrjes në fuqi, impaktet si dhe problemet që kishin dalë gjatë zbatimit të këtij ligji, si edhe me vlerësimet e rekomandimet e dhëna nga Këshilli i Europës në përfundim të Fushatës së Këshillit të Europës Kundër dhunës në familje. Impakti: Domosdoshmëria e koordinimit të të gjithë aktorëve në nivel qëndror dhe vendor për zbatimin e Planit të veprimit të SKBGJ/DHF si dhe të Ligjit 9669 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Rekomandime të rëndësishme mbi vazhdimësinë e procesit të zbatimit të Ligjit 9669 si dhe mënyrat për të ofruar mbështetje për gratë-viktima të dhunës familjare nga organet e pushtetit lokal, ndër të cilat më të rëndësishmet ishin: • Rolin koordinues për çështjet e dhunës në familje ta luajnë pikat fokale të barazisë gjinore pranë çdo ministrie dhe pranë çdo prefekture. • Shoqërimi i ligjit me pjesë nga buxheti qendror për organet e qeverisjes vendore, i cili të bëjë të mundur zbatimin dhe ngritjen e strukturave dhe infrastrukturës. • Përpjekje për kualifikimin dhe punësimin e gruas dhe forcimi i kontrollit të zbatimit të legjislacionit të punës. • Në takime/tryeza rrumbullake të bëhen përpjekje për të përfshirë rininë e arsimuar. • Të gjenden mundësitë e takimit me gratë në komunitet për të thithur mendimin e tyre për zbatimin e ligjit dhe strategjisë. • Të ngrihen strehëzat/qendrat e rehabilitimit për gratë-viktima të dhunës në familje. • Strukturat duhet të ngrenë edhe infrastrukturën e nevojshme për pritjen dhe intervistimin/trajtimin e viktimave të dhunës. • Ndërhyrje për trajnimin e gjyqësorit. ![]() |
DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje






![]() | Sot | 97 |
![]() | Dje | 207 |
![]() | Këtë Javë | 1164 |
![]() | Këtë Muaj | 3651 |
![]() | Në total | 226338 |