| Prill – Qershor 2008, Fushatë kombëtare për njohjen e detyrimeve të Strategjisë Kombëtare të PAK nga institucionet përgjegjëse |
|
|
|
|
“Hartimi i Planit Vendor të Veprimit në mbështetje të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara” Në periudhën Prill – Qershor 2008, FSHDPAK Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta, në bashkëpunim me FSHDPAK, me mbështetjen e Agjensisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ( USAID ), organizuan në kuadër të fushatës kombëtare për njohjen e SKPAK, një cikël seminaresh me temë : “Hartimi i Planit Vendor të Veprimit në mbështetje të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara”. Seminaret u zhvilluan në Shkodër, Elbasan , Korçë, Vlorë e Tiranë. Në seminaret u përfshinë 167 pjesëmarrës, 109 femra dhe 59 meshkuj, përfaqësues të strukturave vendore : të pushtetit vendor – qark / bashki / minibashki dhe të strukturave rajonale të institucioneve qëndrore si: Shërbimi Social Shtetëror, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Drejtoritë Arsimore, Enti Kombëtar i Banesave, Drejtoria e Shëndetit Publik, si edhe përfaqësues të shoqatave të aftësisë së kufizuar. Në seminarin e zhvilluar në Tiranë morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve qëndrore – personat përgjegjës në ministritë e linjës, për ndjekjen e zbatimit të SKPAK. Në këtë seminar mori pjesë edhe ministri i MPCSSHB z. Koco Barka si edhe përfaqësues të USAID. Qëllimi i seminareve ishte:
![]() |






![]() | Sot | 240 |
![]() | Dje | 188 |
![]() | Këtë Javë | 802 |
![]() | Këtë Muaj | 3018 |
![]() | Në total | 155795 |