8-10 Shtator 2008, Së bashku për një Europë për fëmijët PDF Print E-mail
Në datat 8-10 Shtator 2008 në Stokholm u mbajt Konferenca e nivelit të lartë me temë:  “Mbrojtje, kuadro ligjore dhe pjesëmarrje e fëmijëve në proceset vendimmarrëse në Evropë”, me ftesë të Znj. Maud de Boer-Buquicchio, Nënsekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës dhe të Z. Goran Hagglund, Ministër i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale të Suedisë. Delegacioni shqiptar kryesohej nga  Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Z. Koço Barka.
Aktiviteti-7-2008Ky aktivitet ishte një bashkëorganizim i Këshillit Nordik të Ministrave dhe Këshillit të Evropës.
Kjo Konferencë shënoi përmbylljen e angazhimeve të përcaktuara në mënyrë të suksesshme në Monako në Prill të 2006 në kuadër të Programit “Të ndërtojmë një Evropë për dhe me Fëmijët”.
Konferenca e cila pati dhe kujdesin e veçantë të Mbretëreshës së Suedisë, Silvia, shërbeu si një miratim i përbashkët politik i të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Evropës rreth “Strategjisë për fëmijët 2009 – 2011”, ose ndryshe Strategjia e Stokholmit.

“Strategjia e Stokholmit” do të firmoset gjatë fundit të këtij viti nga të gjithë ministrat e Komitetit të KE-së me synimin për të zhdukur në të gjitha vendet anëtare të KE-së dhunën ndaj fëmijëve.

Temat e rëndësishmë të cilat u trajtuan kishin të bënin me masat që duhen marrë për të zhdukur dhunën ndaj fëmijëve në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe strategjive kombëtare, me rëndësinë e një pjesëmarrjeje të qëndrueshme dhe të kuptimshme të fëmijëve në vendimarrje, si dhe me përcaktimin e parimeve thelbësore për një drejtësi miqësore ndaj fëmijëve.

Si pjesë e objektivave të këtij aktiviteti të nivelit të lartë u paraqitën edhe :
  1. të gjitha arritjet dhe eksperiencat e fituara deri më tani në kuadër të programit: “Të ndërtojmë një Evropë për dhe me Fëmijët”,
  2. u përcaktua dhe vazhdimësia, e programit për të ardhmen e fëmijëve dhe u identifikuan parametrat e Strategjisë së re të Këshillit të Evropës në respekt të të drejtave të fëmijëve.
Në vazhdim MPÇSSHB, paraqiti arritjet e deritanishme të Qeverisë Shqiptare në respekt të të drejtave të fëmijëve, si Strategjinë Kombëtare për Fëmijët 2005-2010, e cila përcakton objektivat strategjikë të politikës së qeverisë shqiptare dhe njëkohësisht shpreh edhe angazhimin e vendit tonë për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës, ratifikuar nga Shqipëria më 27 shkurt 1992.
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot239
mod_vvisit_counterDje188
mod_vvisit_counterKëtë Javë801
mod_vvisit_counterKëtë Muaj3017
mod_vvisit_counterNë total155794
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje