| Tetor-Nëntor 2008, Proçesi i hartimit të kuadrit nënligjor për zbatimin e Ligjit Nr. 9669, dt. 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” |
|
|
|
|
a. Miratimi i akteve nënligjore për zbatimin e Ligjit 9669 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”nga të gjithë institucionet përgjegjëse. Gjatë muajve Tetor-Nëntor u përfundua edhe proçesi i hartimit dhe miratimit të akteve nënligjore për dhe në zbatim të Ligjit 9669 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Me miratimin e këtyre akteve u plotësua detyrimi kushtetues për nxjerrjen e akteve nënligjore, të cilat synojnë të vënë në zbatim Ligjin 9669 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” (i ndryshuar), si dhe detyrimit të ligjit në fjalë për nxjerrjen e akteve nënligjore.b. Nënshkruhet marrëveshja ndërinstitucionale për bashkërendimin e luftës kundër dhunës në familje. Në datën 14 nëntor në ambientet e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, u nëshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për zbatimin e Ligjit 9669 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, mes Ministrive të Punës, të Drejtësisë, të Brendshme, të Arsimit dhe të Shëndetësisë. Në ceremoninë e nënshkrimit merrnin pjesë Ministri i Punës, Anastas Duro, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, Zv/Ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, Zv/Ministri i Drejtësisë, Viktor Gumi, dhe Zv/Ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj. Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si përfaqësues i institucionit përgjegjës koordinues, i ngarkuar nga Ligji ” Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, u shpreh se “Marrëveshja ka si qëllim angazhimin e Ministrive tona dhe bashkërendimin e përpjekjeve të përbashkëta për zbatimin e Ligjit, me qëllim jo thjesht identifikimin, por parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje, në të gjitha format që ajo shfaqet. Kjo Marrëveshje i vë institucionet tona para përgjegjësisë institucionale që, parandalimi i dhunës të realizohet me anë të masave ligjore.” Sipas Ministrit të Punës, nënshkrimi i Marrëveshjes, që i hap rrugë ngritjes së mekanizmit koordinues për të luftuar dhunën në familje, në zbatim të Ligjit dhe detyrimeve ndërkombëtare. |






![]() | Sot | 238 |
![]() | Dje | 188 |
![]() | Këtë Javë | 800 |
![]() | Këtë Muaj | 3016 |
![]() | Në total | 155793 |