27 nëntor 2008, Hartimi i paketës së akteve nënligjore të Ligjit Nr. 9970, datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri” PDF Print E-mail
Për zbatimin e Ligjit Nr. 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri” me inisiativën e MPÇSSHB mbështetur nga PNUD është punuar nën drejtimin e Drejtorisë së Politikave të Shanseve të Barabarta dhe Drejtorisë Juridike për hartimin e akteve nënligjore të këtij Ligji. Aktet nënligjore të hartuara kanë synuar të ngrenë strukturat e reja të parashikura në ligj si Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore, duke përcaktuar qartë edhe mënyrën e funksionimit të tij si një organ këshillimor për drejtimin, përcaktimin dhe zhvillimin e politikave për barazinë gjinore në Shqipëri.  Aktiviteti-10-2008Detyrimi ligjor për emërimin e nënpunësve gjinorë në Ministritë dhe Pushtetin Vendor është një drejtim tjetër për të cilin po punohet duke përcaktuar Termat e Referencës për këta punonjës. Paketa e akteve nënligjore u diskutua edhe në një tryezë të rrumbullakët të mbështetur nga OSBE-ja ku përfaqësues të ministrive të linjës dhe të organizatave ndërkombëtare të ftuara dhanë mendimet e sugjerimet e tyre, të cilat u reflektuan në draftet përfundimtare. Tryeza e mbajtur më 27 nëntor 2008 u drejtua nga Zëvendësministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Znj. Marieta Zaçe, e cila vlerësoi punën e bërë si dhe  bashkëpunimin midis shtetit dhe organizatave ndërkombëtare.
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot238
mod_vvisit_counterDje188
mod_vvisit_counterKëtë Javë800
mod_vvisit_counterKëtë Muaj3016
mod_vvisit_counterNë total155793
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje