Nëntor – Dhjetor 2008, Fushata “Për një familje dhe shoqëri të barabartë dhe pa dhunë; Për mua, për ty, për ne, NDAL DHUNËS” PDF Print E-mail
Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta, aktor aktiv në 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave.
Nga data  25 nëntor deri në 10 dhjetor u zhvillua fushata shqiptare e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, në kuadër të fushatës botërore të këtij aktivizimi.
MPÇSSHB hartoi një kalendar të larmishëm aktivitetesh në kuadër të kësaj fushate.
Për realizimin e aktiviteteve gjatë 16 ditëve DPSHB pati një bashkëpunim të ngushtë me Programin e Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore në Shqipëri e në mënyrë të veçantë me UNDP, si dhe me OJF-të që punojnë në këtë fushë, me qëllim koordinimin dhe bashkërendimin e të gjitha aktiviteteve të këtyre ditëve.

Në Televizionin Publik Shqiptar gjatë të gjithë ditëve të fushatës 25 nëntor-10 dhjetor u transmetua disa herë në ditë, spoti me mesazhe kundër dhunës në familje, i përgatitur nga UNDP dhe  MPÇSSHB.

Nga DPSHB gjatë muajit nëntor u shpërndanë edhe fletëpalosjet e përgatitura me ndihmën e OSBE “Mbroni veten tuaj nga dhuna në familje”, në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Punësimit dhe Drejtoritë e Shërbimeve Sociale në të gjitha qarqet e vendit, me detyrën dhe përgjegjësinë për ta shpërndarë në të gjitha institucionet ku ka akses publiku i gjerë dhe veçanërisht target grupi të cilit i adresohet.

Aktivitetet
a. Konferencë Kombëtare “Për një familje dhe shoqëri të barabartë dhe pa dhunë”.

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta mbështetur nga PNUD, organizuan në 9 dhjetor Konferencën Kombëtare “Për një Familje dhe Shoqëri të Barabartë dhe pa Dhunë”.

Konferenca Kombëtare “Për një familje dhe shoqëri të barabartë dhe pa dhunë”,  është aktiviteti i radhës që mbledh në një tryezë nivelin më të lartë të institucioneve qeveritare me synimin për të  forcuar bashkëpunimin mes tyre në parandalimin dhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Aktiviteti-8-2008_2Në konferencë morën pjesë dhe përshëndetën Kryetarja e Parlamentit, Zonja Jozefina Topalli, Ministri i Punës – Anastas Duro, Ministrja e Shëndetësisë – Anila Godo, Zv/Ministrja e Brendshme – Iva Zajmi, Zv/Ministrja e Arsimit dhe Shkencës  – Adriana Gjonaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit– Ahmet Premci, Përfaqësuesja e OKB në Shqipëri – Gulden Turkoz-Cosslett, përfaqësues të shoqërisë civile të aktorëve dhe faktorëve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e luftës ndaj fenomenit të dhunës në familje.

Ministri Anastas Duro falenderoi pjesëmarrësit në konferencë për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin jo vetëm në fushën e hartimit të dokumentave cilësorë ligjorë, por veçanërisht në angazhimin e treguar për zbatimin e legjislacionit në një fushë kaq delikate si dhuna në familje.

“Dhuna në familje është një problem që prek të gjitha shtresat dhe grupet e shoqërisë, pa dallim moshe, gjinie, etnie, niveli ekonomik, zone gjeografike e besimi fetar”, u shpreh Ministri i Punës, duke theksuar se “gjithësesi, më së shumti, ajo prek gratë dhe fëmijët, si kategoritë më të pambrojtura dhe të ekspozuara ndaj saj”.

Më tej Ministri u përqëndrua në hapat e ndërmarrë dhe politikat e zbatuara nga Qeveria për zbutjen e varfërisë, si një nga shkaqet që ndikon në rritjen e këtij fenomeni.
Duke u ndalur tek procesi i hartimit, miratimit dhe zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje dhe Ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, Duro u shpreh se qëllimi i tyre  është të parandalojë dhe luftojë dhunën në familje dhe të ofrojë mbështetje ndaj viktimave të këtij fenomeni.

Ministri Duro, konfirmoi publikisht në konferencë edhe gjetjen e godinës që do të shërbejë për krijimin e strehëzës së parë shtetërore  për viktimat e dhunës familjare, nëpërmjet rikonstruksionit që do të bëhet me ndihmën e PNUD-it. Kështu viktimat e dhunës do të mund të trajtohen në këto qendra deri në rehabilitimin e tyre.”

Përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e Ligjit dhe Strategjisë pranuan se një koordinim më i mirë i të gjitha institucioneve qeveritare dhe joqeveritare është çelësi për sukses në parandalimin dhe luftën ndaj dhunës në familje.

b. Aktivitet me studentët dhe pedagogët  e Fakultetit të Shkencave Sociale
Aktiviteti-8-2008_1MPÇSSHB organizoi në datën 3 dhjetor një takim sensibilizues me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale të Tiranës.
Në këtë takim që u drejtua nga Zëvendësministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta – Znj. Marieta Zaçe,  mori pjesë edhe Zonja e Parë e vendit – Teuta Topi, përfaqësuesja e OKB-së në Shqipëri Zonja Gulden Turkoz-Cosslett si dhe drejtuese të OJF-ve që mbështesin gratë e dhunuara.

Përpara një auditori studentor, Zonja e Parë, Teuta Topi, duke vlerësuar këtë takim si të një rëndësie të veçantë, për shkak të vetë specifikës dhe ndjeshmërisë së shoqërisë ndaj këtijfenomeni mes të tjerash u shpreh:

“Dëshiroj në radhë të parë të shpreh kënaqësinë time të veçantë që sot jam këtu mes jush, për të diskutuar një nga fenomenet, i cili ka prekur sot edhe shoqërinë shqiptare, atë të dhunës në familje. Nuk është e rastit që tradicioni shqiptar, duke qenë i kushtueshëm dhe relativisht i zgjatur në kohë, ka pasur dhe vazhdon të ketë pasoja të rënda për familjen dhe dhunën brenda saj. Në kohën tonë, familja e ka humbur qetësinë, e cila priret ta karakterizojë atë. Ajo është e kërcënuar jo vetëm nga faktorët tradicionalë, siç janë vdekja, sëmundjet, katastrofa të ndryshme, varfëria etj, por edhe nga faktorë jo tradicionalë, siç janë sjelljet devijuese, konfliktet dypalëshe, dhuna, alkoolizmi, përdorimi abuziv i drogës, braktisja, sëmundjet seksualisht të transmetueshme etj.

Por unë, do të doja të përshëndesja në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e qeverisë shqiptare, të cilët kanë qenë ideatorët e kësaj fushate sensibilizuese, si Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, organizatat e ndryshme joqeveritare, por në mënyrë të veçantë dua të përshëndes Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, të cilat kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në një fushatë shumë të fortë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi, duke e konsideruar këtë luftë, si përgjegjësi të të gjithë aktorëve, institucioneve shtetërore, komunitetit dhe të mbarë shoqërisë shqiptare.
Barazimi i mundësive për arsim dhe shëndetësi, punësim dhe pjesëmarrje në jetën publike, do të japë fryte për breza të tërë. Ju falenderoj të gjithëve. Shumë shpresë është tek brezi juaj, i cili them se do të luajë një rol shumë të veçantë në këtë fushatë.”

Zonja Zaçe mes të tjerash theksoi se “Një nga qëllimet kryesore të organizimit të takimit të sotëm, është fakti që punonjësit socialë pranë institucioneve apo qendrave të ndryshme, janë të parët specialistë që ndeshen me viktimat e dhunës në familje, qoftë sa i përket identifikimit të fenomenit, po ashtu edhe për t’u ofruar ndihmën e specializuar, apo për t’i drejtuar pranë organeve më kompetente.

Njëkohësisht punonjësit socialë kanë një mision të rëndësishëm profesional në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit publik mbi problemet sociale me të cilat përballet shoqëria shqiptare sot.

Eliminimi i dhunës ndaj grave mbetet një nga sfidat më serioze dhe urgjente të fuqizimit të grave dhe të krijimit të rrethanave që ato t’i gëzojnë mundësitë e barabarta në shoqëri.
Vetëm mbi bazë  bashkëpunimi dhe koordinim veprimesh do të arrijmë të frenojmë këtë fenomen aq shqetësues për të gjithë shoqërinë.”

Zj. Türköz-Cosslett – Koordinatore Rezidente e OKB-së, në fjalën e saj e vuri theksin te detyrimi i shteteve për të siguruar mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna, në respektim të angazhimeve të marra përmes ratifikimit të instrumentave ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut. “Rastet më të shumta të dhunës ndaj grave dhe vajzave ndodhin në kuadrin familjar” u shpreh Zj. Türköz-Cosslett “prandaj për të ndryshuar qëndrimet, për të parandaluar dhe përndjekur dhunën me bazë gjinore, duhet të fillojmë nga familja”.

Ajo vuri në dukje arritjet e shtetit shqiptar në përpjekjet për të reduktuar dhunën në familje dhe për të arritur barazinë gjinore, duke theksuar domosdoshmërinë e luftës së vazhdueshme ndaj këtij fenomeni dhe përpjekjeve për të nxitur viktimat të thyejnë heshtjen.

Së fundi Zj. Türköz-Cosslett, u bëri thirrje pjesëmarrësve, studentëve, pedagogëve dhe intelektualëve për të luajtur rolin e tyre jashtëzakonisht të dobishëm në luftën kundër dhunës, përmes arsimit, iluminimit dhe ndikimit në komunitetin rreth tyre.

c. Kampionat hendbolli midis shkollave të mesme të Tiranës.
Aktiviteti-8-2008_3Në datën 5 dhjetor në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës u zhvilluan ndeshjet finale të minikampionatit të shkollave të mesme të Tiranës.
Aktiviteti sportiv u zhvillua në palestrën e shkollës "Qazim Turdiu", dhe nxënësit të cilët ishin të veshur me bluza me mesazhin “Për mua, për ty, për ne: NDAL DHUNËS!”, u ndeshën në finalen e kampionatit të hendbollit, një për skuadrat e femrave dhe një për meshkujt. Në këtë finale skuadrat kishin mbërritur pas paraeliminatoreve të bëra në rang ndeshjesh skualifikuese.
Në fund të takimeve pasi pjesëmarrësit u përshëndetën nga  Drejtorja e DPSHB Znj. Anna Xheka  dhe nga Znj. Entela Lako, Analiste Programi pranë UNDP-së. duke dhënë dhe mesazhin se aktivitetet sportive janë një nga mjetet efikase për edukimin e brezit të ri me mendësitë dhe rregullat e sjelljes së mirë, si dhe të ndalimit të dhunës në marrëdhëniet familjare, u  ndanë edhe kupat për skuadrat fituese, skuadra e shkollës “Qemal Stafa” – meshkuj dhe skuadra e shkollës “Arben Broci” – femra.
d. Aktivitetet e OJF-ve në bashkëpunim me MPÇSSHB

UNDP në bashkëpunim me MPÇSSHB në kuadër të projektit “Dhuna në familje – Jo vetëm problem familjar!” zhvilluan një sërë aktivitetesh sensibilizuese me nxënës të shkollave të ndryshme të vendit.

Aktivitetet u  organizuan në bashkëpunim me disa OJF të cilat kanë në fokus të punës së tyre mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve, dhe synonin të rrisnin shkallën e ndërgjegjësimit të nxënësve të shkollave ndaj fenomenit të dhunës në familje dhe pasojave që ajo ka në jetën e tyre.

Gjithashtu nëpërmjet këtyre aktiviteteve u synua sensibilizimi i një numri sa më të madh nxënësish, prindërish, mësuesish e shoqërisë civile në përgjithësi, për t’i bërë ata partnerë në luftën kundër dhunës në familje, e cila dëmton në radhë të parë gratë dhe fëmijët.

Duke patur parasysh se fëmijët dhe të rinjtë përbëjnë përqindjen më të madhe të popullsisë së Shqipërisë, edukimi i tyre me mentalitetin kundër dhunës në familje ka ndikim thelbësor në ndryshimin e mentalitetit të shoqërisë shqiptare.

Gjatë aktiviteteve u shpërndanë edhe fletëpalosje e materiale të tjera sensibilizuese e ndihmuese, të përgatitura nga MPÇSSHB, UNDP, OSBE, etj, të cilat tregojnë rrugët që duhet të ndjekin si dhe institucionet që ju vijnë në ndihmë viktimave të dhunës familjare.
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot237
mod_vvisit_counterDje188
mod_vvisit_counterKëtë Javë799
mod_vvisit_counterKëtë Muaj3015
mod_vvisit_counterNë total155792
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje