12-14 Dhjetor 2008, Konferencë ndërkombëtare “Barazia gjinore dhe Integrimi Europian”, Beograd. PDF Print E-mail
Nga data 12-14 Dhjetor 2008, në Beograd të Republikës  së Serbisë, u mbajt Konferenca Rajonale: “Barazia Gjinore dhe Integrimi EU”, organizuar nga Drejtoria e Barazisë Gjinore në Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale  të Republikës së Serbisë. Aktiviteti-25-2008Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të vendeve të Rajonit: Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja Hercegovina, Rumania,  Hungaria, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Vojvodina etj. Pjesëmarrësit i përshëndeti  Ministri i Punës dhe Politikave Sociale të Republikës së Serbisë.
Qëllimi i konferencës ishte shkëmbimi i eksperiencave midis vendeve të rajonit në fushën e barazisë gjinore, mekanizmat institucionale dhe koordinimi i tyre, harmonizimi i legjislacioneve kombëtare me standartet e EU, duke pasqyruar shembujt e praktikave më të mira.
Delegacioni shqiptar u përfaqësua nga Znj.Anna Xheka – Drejtore e Politikave të Shanseve të Barabarta në MPÇSSHB, e cila referoi temën : Barazia gjinore dhe fuqizimi i gruas në Shqipëri” duke u ndalur kryesisht në arritjet në çështjet e barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës në familje. Interes pati  paraqitja e situatës së gruas në zonat rurale si dhe rekomandimet e dhëna për të ardhmen për përmirësimin e situatës.
Të githë përfaqësuesit e vendeve të rajonit bënë një prezantim të situatës së barazisë gjinore në vendet e tyre veçanërisht të strukturave përkatëse institucionale për çështjet e barazisë gjinore, politikave,  legjislacionit dhe mbështetjes nga donatorët.
Në këtë Konferencë u nënshkrua marrëveshja midis Ministrit të Punës së  Politikave Sociale të Republikës së Serbisë dhe UNDP në lidhje me luftën kundër dhunës në familje.

Në fund të konferencës të gjitha vendet e Rajonit ranë dakort për bashkëpunim dhe koordinim të punës me të gjithë aktorët me mbështetjen e donatorëve për arritjen e barazisë gjinore .
Një nga rekomandimet kryesore ishte: Lobimi për krijimin e një rrjeti për sigurimin e fondeve të përbashkëta në zbatim të politikave të Barazisë Gjinore në të gjitha vendet e Rajonit.
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot236
mod_vvisit_counterDje188
mod_vvisit_counterKëtë Javë798
mod_vvisit_counterKëtë Muaj3014
mod_vvisit_counterNë total155791
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje