1-2 Dhjetor 2008, Takimi i grupit të punës për moshimin, Gjenevë. PDF Print E-mail
Mbledhja e parë e grupit të punës për Moshimin u zhvillua në 1-2 Dhjetor 2008 në  Gjenevë. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të 38 vendeve anëtare të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), të Komisionit Evropian, 10 organizatave joqeveriatre, të organizatave ndërkombëtare si: UNFPA, ECV, INIA, OECD,etj.

Aktiviteti-26Në pjesën e parë të takimit, pas prezantimit nga përfaqësues të UNECE/Njësia për Popullsinë u miratua axhenda  e takimit, si dhe u zgjodh sekretariati i grupit të punës dhe kryetari i këtij sekretariati.

Më pas Sekretariati informoi grupin e punës rreth termave të references dhe hapat që do të drejtojnë këtë  grup pune  dhe prezantoi një përmbledhje të shkurtër të aktiviteteve të realizuara për Moshimin që nga Konferenca Ministeriale e Leon (Spanjë) si dhe programin e punës 2009-2010, qëllimi i të cilit është mbështetja e zbatimit të Strategjisë Rajonale për Planin e Veprimit  të Madritit për Moshimin  si dhe Deklaratën Ministeriale të Leonit.
Programi i punës përfshinte 4 komponentë:
  1. Monitorimi: zhvillimi i indikatorëve, mbledhje e të dhënave dhe shpërndarja e informacionit.Pas prezantimit nga Qendra Evropiane e Vjenës (ECV) të propozimit rreth aktiviteve të monitorimit që përfshinte zhvillimin e mëtejshëm të indikatorëve , grupi i punës vendosi : 1)  mirëmbajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të web-site për monitorimin e Strategjisë Rajonale për Moshimin  www.monitoringRIS.org si një platformë për shkëmbimin e eksperiencave  dhe shpërndarjen e rezultateve të monitorimit; 2) të iniciohet bashkëpunimi me Konferencën e Staticientëve Evropianë për të koordinuar të dhënat; 3) të zhvillohen indikatorët në çështjet gjinore dhe për kujdesin afatgjatë etj.
  2. Përmbledhje politikash me shembujt e praktikave më të mira.Sekretariati shpjegoi konceptet e përmbledhjes së politikave dhe përfaqësues nga Shqipëria, Belgjika dhe Franca prezantuan shembujt e praktikave më të mira në lidhje me përfshirjen (gendermainstreaming) gjinore dhe moshore. Pas diskutimeve të të gjithë anëtarëve të grupit të punës u vendosen  këto çështje për politikat: përfshirja (mainstreaming ) moshore , çështjet gjinore, promovimi i shëndetit dhe parandalimi i sëmundjeve dhe aksidenteve, kujdesi afatgjatë, pjesëmarrja, personat e moshuar si konsumatorë, adoptimi i sistemit të mbrojtjes sociale.
  3. Zhvillimi i kapaciteteve.Sekretariati prezantoi propozimin për një workshop për zhvillimin e kapaciteteve që do të organizohet në gjysmën e dytë të 2009,  si dhe për përgatitjen e hartave të vendit për përfshirjen (mainstreaming) moshore. Përfaqësues të UNDESA, UNFPA dhe INIA informuan grupin e punës rreth mbështetjes së aktiviteteve të tilla nga ana e tyre.
  4. Analiza e marrëdhënive ndërbrezore.Sekretariati prezantoi  një përmbledhje për analizat e krahasueshme  në lidhje me marrëdhëniet ndërbrezore në kontekste të ndryshme kulturore dhe të politikave, bazuar në projektet kërkimore dhe në përdorimin e të dhënave të mbledhura nëpërmjet Programit Gjinor dhe të Brezave  të UNECE1-2 Dhjetor 2008, Takimi i grupit të punës për moshimin, Gjenevë.
Në fund të takimit kryetari i grupit të punës bëri një përmbledhje të vendimeve të takimit të grupit të parë të punës për moshimin. Takimi i dytë u vendos që të zhvillohet në 23-24 nëntor 2009 dhe takimi i tretë në 22-23 nëntor 2010.
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot235
mod_vvisit_counterDje188
mod_vvisit_counterKëtë Javë797
mod_vvisit_counterKëtë Muaj3013
mod_vvisit_counterNë total155790
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje