12-14 Dhjetor 2008, Konferencë ndërkombëtare “Barazia gjinore dhe Integrimi Europian”, Beograd. PDF Print E-mail
Nga data 12-14 Dhjetor 2008, në Beograd të Republikës  së Serbisë, u mbajt Konferenca Rajonale: “Barazia Gjinore dhe Integrimi EU”, organizuar nga Drejtoria e Barazisë Gjinore në Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale  të Republikës së Serbisë.
Read more...
 
1-2 Dhjetor 2008, Takimi i grupit të punës për moshimin, Gjenevë. PDF Print E-mail
Mbledhja e parë e grupit të punës për Moshimin u zhvillua në 1-2 Dhjetor 2008 në  Gjenevë. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të 38 vendeve anëtare të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), të Komisionit Evropian, 10 organizatave joqeveriatre, të organizatave ndërkombëtare si: UNFPA, ECV, INIA, OECD,etj.
Read more...
 
Nëntor – Dhjetor 2008, Fushata “Për një familje dhe shoqëri të barabartë dhe pa dhunë; Për mua, për ty, për ne, NDAL DHUNËS” PDF Print E-mail
Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta, aktor aktiv në 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave.
Nga data  25 nëntor deri në 10 dhjetor u zhvillua fushata shqiptare e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, në kuadër të fushatës botërore të këtij aktivizimi.
Read more...
 
27 nëntor 2008, Hartimi i paketës së akteve nënligjore të Ligjit Nr. 9970, datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri” PDF Print E-mail
Për zbatimin e Ligjit Nr. 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri” me inisiativën e MPÇSSHB mbështetur nga PNUD është punuar nën drejtimin e Drejtorisë së Politikave të Shanseve të Barabarta dhe Drejtorisë Juridike për hartimin e akteve nënligjore të këtij Ligji. Aktet nënligjore të hartuara kanë synuar të ngrenë strukturat e reja të parashikura në ligj si Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore, duke përcaktuar qartë edhe mënyrën e funksionimit të tij si një organ këshillimor për drejtimin, përcaktimin dhe zhvillimin e politikave për barazinë gjinore në Shqipëri. 
Read more...
 
Tetor-Nëntor 2008, Proçesi i hartimit të kuadrit nënligjor për zbatimin e Ligjit Nr. 9669, dt. 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” PDF Print E-mail
a. Miratimi i akteve nënligjore për zbatimin e Ligjit 9669 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”nga të gjithë institucionet përgjegjëse.
Gjatë muajve Tetor-Nëntor u përfundua edhe proçesi i hartimit dhe miratimit të akteve nënligjore për dhe në zbatim të Ligjit 9669 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Read more...
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 Next > End >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot37
mod_vvisit_counterDje189
mod_vvisit_counterKëtë Javë37
mod_vvisit_counterKëtë Muaj864
mod_vvisit_counterNë total139697
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LAJMET E FUNDIT

Shqipëria nënshkruan Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës  ndaj grave dhe dhunës në familje” dokument ligjor që përcakton  një axhendë të re në lëvizjen në mbrojtje  të të drejtave të grave. Në emër të Qeverisë shqiptare, Konventa u nënshkrua nga Ministri i Punës,Z.Spiro Ksera, ndërsa nga KE dokumenti u firmos nga Zv/Sekretarja e Pergjithshme e KE , një aktiviste e njohur etë drejtave të njeriut dhe promovuese e barazisë gjinore.Ministri deklaroi se qeveria shqiptare është angazhuar për t’ju bashkuar vendeve evropiane në parandalimin dhe eleminimin e çdo forme dhune ndaj grave dhe se Shqiperia po rishikon legjislacionin penal me qëllim ashpërsimin e dënimeve për dhunuesit.Gjithashtu konfirmoi se Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” pritet të ratifikohet nga Kuvendi i Shqipërisë në fillim të 2012, duke e bërë atë pjesë të legjislacionit shqiptar.Ai theksoi se angazhimet dhe detyrimet që sjell kjo Konventë përbëjnë edhe një plan pune serioze për të ardhmen.Në këtë frymë vijnë edhe propozimet për kriminalizimin e dhunës në familje dhe forcimin e sanksioneve për dhunuesit.Këto propozime, Ministria e Punës i ka përcjellë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ku po diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të ashpërsuar ligjet ndaj dhunuesit.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje