Drejtoria e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen dëshiron të bëjë të njohur një pjesë të aktivitetit të saj në funksion të përmbushjes së misionit të saj për hartimin dhe zhvillimin e politikave, legjislacionit si dhe zbatimit të programeve për nxitjen e barazisë gjinore në shoqëri, parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave, përfshirë dhunën në familje, mbrojtjen nga diskriminimi për shkak të orientimit seksual si dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në përputhje me situatën aktuale dhe detyrimet ndërkombëtare. Qeveria e Republikës së Shqipërisë, e ka vendosur çështjen e barazisë gjinore në zemër të axhendës së saj, duke konsideruar se zhvillimi ekonomik e social i vendit nuk mund të kuptohet pa një trajtim dhe pa arritje konkrete sidomos në promovimin e çështjeve gjinore dhe bërjen e tyre pjesë e të gjitha politikave të zhvillimit të vendit. Barazia gjinore është një e drejtë themelore qytetare, një vlerë e përbashkët e vendeve të Bashkimit Europian, e për këtë arsye një kusht i domosdoshëm për integrim dhe realizim të objektivave për punësimin dhe kohezionin social të MSA, të cilën Shqipëria ka Kliko per me teper...
|
|
|