Programi i përbashkët “Një OKB” për barazinë gjinore PDF Print E-mail
There are no translations available.

a. Marrëveshja e bashkëpunimit MPÇSSHB – UN
Programi “Një OKB”, i cili ka filluar të zbatohet është një program i cili do të realizohet në bashkëpunim me qeverinë dhe shoqërine civile. Një nga shtyllat e këtij programi është edhe mbështetja e rritjes së barazisë gjinore në Shqipëri e përqëndruar në dy drejtime kryesore: I) Integrimi i dimensionit gjinor në të gjitha programet e përbashkëta prioritare, që do të hartohen në kuadër të   Programit “Një OKB” gjatë tre viteve të ardhshme, dhe II) Zbatimi i Programit të parë të Përbashkët të Ekipit Vendor të OKB-së në Shqipëri (EOKBV-së) për Barazinë Gjinore.
Aktiviteti-11-2008Programi “Një OKB” për barazinë gjinore është hartuar në mbështetje të zbatimit dhe të realizimit të qëllimeve strategjike të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Barazinë Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje, e cila u miratua me VKM Nr.913, në dhjetor 2007. Programi u realizua përmes një procesi të gjerë këshillimesh me qeverinë dhe shoqërinë civile, bazuar në ekspertizën e OKB-së për barazinë gjinore dhe me synimin që të bashkërendohet puna për barazi gjinore me Programin më të gjerë të OKB-së. Programi i Përbashkët ka si synim zbatimin e katër objektivave të mëposhtëm të SKBGJ/DHF-së: i) Forcimi i kornizave ligjore dhe institucionale për barazinë gjinore; ii) Rritja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në vendim-marrje; iii) Përmirësimi i gjendjes së grave dhe vajzave në rrezik përmes rritjes së ofrimit të shërbimeve sociale cilësore; dhe iv) Zhdukja e dhunës në familje.
Partnerët kryesorë të përfshirë në zbatimin e përgjithshëm të programit do të jenë 4 agjencitë pjesëmarrëse të OKB-së (UNDP, UNIFEM, UNFPA, UNICEF), Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB) dhe Ministritë e linjës, INSTAT-i, organet vendore dhe bashkitë, organizatat ndërkombëtare që punojnë me çështjet gjinore në Shqipëri, OJF-të vendore që punojnë me çështjet gjinore dhe/ose qeverisjen e mirë, mediat dhe degët në rrethe të Parlamentit Rinor.

b. Ngritja e Grupit të Punës Ndërinstitucional (GPNI) për mbledhjen e statistikave gjinore dhe përcaktimit të indikatorëve gjinorë
Në kuadër  të Ligjit të sapo-miratuar “Për Barazinë Gjinore” në Shqipëri (Nr. 9970, datë 24/07/2008), Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB) krijoi Grupin e Punës Ndër-Institucional (GPNI) si grup këshillimor në sigurimin e statistikave gjinore dhe përcaktimin e indikatorëve gjinorë në mbështetje të politikave dhe monitorimit të barazisë gjinore në Shqipëri sipas  angazhimeve kombëtare e ndërkombëtare për barazinë gjinore në çdo nivel të qeverisë.

Për të mbështetur punën e GPNI,  MPÇSSHB do të bashkëpunojë ngushtësisht me INSTAT-in dhe në kuadrin e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore, UNIFEM dhe UNFPA do të sigurojnë burime dhe mbështetje teknike për GPNI në zbatimin e planit të punës së tij.

Ky grup i cili ka në përbërjen e tij përfaqësues të institucioneve qëndrore që ngarkohen me përgjegjësi nga Ligji Nr. 9970, date 24.07.2007 “ Për barazinë gjinore në shoqëri” , Ligji Nr.9690, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në mardhëniet familjare” dhe Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Barazi Gjinore dhe Dhunës në familje e miratuar me VKM Nr.913, datë 19.12.2007,  do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtim: të përcaktimit të treguesve cilësorë dhe sasiorë të domosdoshëm për monitorimin e barazisë gjinore në të gjitha drejtimet, të rishikimit të të dhënave ekzistuese (cilësore dhe sasiore) në nivel kombëtar, të identifikimit të boshllëqeve dhe nevojave si dhe përgatitja e rekomandimeve për këtë qëllim, në analizën e legjislacionit për statistikat  dhe në rekomandimet për ndryshime në lidhje me sigurimin e statistikave gjinore, në identifikimin e nevojave për ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve dhe mjeteve për përmirësimin e mbledhjes, përpunimit dhe analizave të statistikave dhe indikatorëve gjinorë dhe në sigurimin e bashkëpunimit ndërsektorial për të siguruar mbledhjen, përpunimin dhe analizat e statistikave dhe indikatorëve gjinorë si dhe publikimin e tyre.

c. Trajnime për buxhetime të përgjegjshme gjinore me përfaqësues të pushtetit vendor, OJF-ve dhe ekspertëve.
Në kuadër të Programit të Përbashkët “Një OKB”  dhe programit  nënrajonal të UNIFEM-it ‘’Buxhetimi Gjinor në Evropën Juglindore: Zhvillimi i Barazisë Gjinore dhe Qeverisjes Demokratike nëpërmjet Rritjes së Transparencës dhe Përgjegjshmërisë’’

Në kuadër të programit të buxhetimit gjinor (GRB) në Shqipëri me financim nga Bashkimi Austriak për Zhvillim dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, UNIFEM (Fondi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara për Gratë) ka organizuar një seri takimesh dhe trajnimesh me përfaqësues të pushtetit vendor, ekspertë dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare nga Shkodra, Lezha, Kukësi, Elbasani dhe Tirana me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për përdorimin e GRB-së si instrument për rritjen e integrimit gjinor në politikat vendore dhe kombëtare duke kuptuar angazhimin ndërmjet partnerëve potencialë në qeveritë vendore, qeverinë qendrore dhe organizatat jofitimprurëse.

Brenda kontekstit të reformave të Kombeve të Bashkuara, UNIFEM-i, agjencia koordinuese në Skuadrën e Kombeve të Bashkuara në vend ka punuar gjithashtu që të sigurojë që puna e UNIFEM-it në buxhetimin gjinor në Shqipëri të përkojë dhe të mbështesë një punë qeverisjeje më të gjerë për zhvillimin rajonal të parashikuar nga UNCT, sipas programit ‘’Një Program i Kombeve të Bashkuara’’ .

Trajnimi i parë u zhvillua në muajin shtator në qytetin e Durrësit ku u trajnuan 30 përfaqësues nga qytetet dhe grupet e synuara të lartpërmendura në:
•    konceptet bazë të integrimit gjinor/buxhetimit gjinor—parimet, përkufizimet dhe sfondi
•    konceptet bazë të barazisë gjinore dhe zbatimin e tyre ne pushtetin vendor
•    Njohja e pjesëmarrësve me instrumentet që përdoren për vënien në zbatim të buxhetimit gjinor në një organizatë
•    Etj.
Trajnimi i dytë më i avancuar ju dha pjesëmarrësve njohuri mbi:
•    Instrumentat dhe metodat për analizat e barazisë gjinore
•    Statistikat e ndjeshme gjinore kundrejt të dhënave të ndara sipas seksit
•    Buxhetimi Gjinor – nga ushtrimi në zbatim
•    Etj.
Trajnimet u zhvilluan me ekspertë ndërkombëtarë me eksperiencë të gjatë në fushën e buxhetimeve gjinore.

Paralelisht me keto trajnime, UNIFEM, në bazë të analizës së punës përkujdesëse të papaguar të grave në bashkëpunim me ASC (Qëndra për Studime të Avancuara) ka organizuar tryeza të rrumbullakëta me pjesëmarrjen e drejtorëve të Shërbimeve Sociale në bashki, përfaqësues të zyrës së buxhetit, përfaqësues të zyrës së Zhvillimit të Politikës dhe Departamentit të Strategjive, OJF vendore etj, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për lidhjet ndërmjet GRB-së dhe punës së përkujdesit të papaguar. Duke përdorur rezultatet e studimit, “ Përkujdesja si punë e papaguar, pesha e padukshme qe mbartin grate” si dhe të tetë objektivat e NSGE-DV, gjatë tryezave të rrumbullakëta janë organizuar sesione të vecanta për nxjerrjen e ideve për të identifikuar çështjet kryesore për barazinë gjinore dhe çështjet e të drejtave të grave në secilin qark si dhe mundësitë e politikave që ekzistojnë për të trajtuar këto përparësi duke përdorur GRB-në. Në këtë mënyrë, aktivitetet e UNIFEM-it për buxhetimin gjinor mbështesin procesin e lokalizimit dhe zbatimit të NSGE-DV-së duke u përqendruar në katër qarqe prioritare – në Kukës, Lezhë, Shkodër dhe Elbasan.

Në bashkëpunimin me bashkinë e Elbasanit, UNIFEM po punon për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e politikave dhe të buxhetit, për të siguruar që gratë të marrin pjesë plotësisht në proces dhe se shqetësimet e tyre merren në konsideratë. Gjithashtu stafi i bashkisë me mbështetjen e UNIFEM ka marrë trajnime për buxhetimin gjinor dhe zbatimin e tij në proceset lokale buxhetore dhe si të bëhet analiza e përfituesve të shërbimeve sociale dhe në vecanti ndihma ekonomike në qytetin e Elbasanit.
Në këtë kuadër dhe në bazë të konsultimeve të shumta me partnerë qeveritarë dhe të organizatave jofitimprurëse, puna e UNIFEM-it për vitin 2008-2009 në Shqipëri do të përqëndrohet në:
•    Ndërtimin e qasjeve për të siguruar se shërbimet shoqërore shtetërore mbështesin punën e papaguar të grave në shtëpi, dhe gjatë këtij procesi, rritjen e kontributeve të autoriteteve lokale në programet e qeverisë qendrore;
•    Rritje e lidhjeve të politikave dhe buxheteve ndërmjet Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në familje 2008-2010 (NSGE-DV) dhe Strategjinë kombëtare për Mbrojtjen Sociale;
•    Mbështetje për tri deri në katër bashki në zbatimin e NSGE-së nëpërmjet identifikimit të përparësive të barazisë gjinore të nivelit lokal dhe përdorimi i instrumenteve të GRB-së për t’u siguruar se proceset e politikës vendore përfshijnë zërat e grave dhe trajtojnë nevojat e tyre;
•    Mbështetje e bashkive në rritjen e pjesëmarrjes së gruas në proceset buxhetore pjesëmarrëse lokale;
•    Mbështetje për OJQ-të lokale në monitorimin e buxheteve specifike lokale dhe kombëtare dhe këshillim për një integrim më të madh të përparësive të barazisë gjinore dhe proceseve buxhetore;
•    Skicimi i masave dhe i hapave që nevojiten për të përmirësuar lidhjet e politikave dhe të buxhetit ndërmjet NSGE-DV-së dhe Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale.
 

NATIONAL POLICY

NATIONAL POLITICAL DOCUMENTS ON GENDER EQUALITY AND DOMESTIC VIOLENCE
National Strategy for Gender Equality and Domestic Violence

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Number of visitors

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterToday201
mod_vvisit_counterYesterday188
mod_vvisit_counterThis week763
mod_vvisit_counterThis month2979
mod_vvisit_counterTotal155756
AlbanianEnglish (United Kingdom)

LATEST NEWS

On May 26th 2009, the DPEO in cooperation with ADRF, launched the study entitled:
“Disabled women: included or forgotten?”. This study was supported by USAID and was based on the interviews of the main actors involved in the drafting, implementation and monitoring of policies regarding disabled women at both central and local levels. An important component of this study was the interviews conducted with NGOs representing disabled women.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
Report_the_domestic_violence