24-25 qershor 2009, Fillimi i ciklit të Trajnimeve në të gjithë vendin mbi Ligjin Nr.9970 “Për Barazinë Gjinore në Shqipëri” (BLGJ) dhe Konventën Për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Gruas (CEDAW) PDF Print E-mail
Trajnimi për Trajnerë (ToT) për LBGJ dhe CEDAW
Në 24-25 Qershor 2009 u organizua trajnimi për trajnerë për Ligjin “Për barazinë gjinore në shoqëri” (BLGJ) dhe Konventën për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Gruas (CEDAË). Ky trajnim u organizua nga DPSHB dhe u mbështet nga UNIFEM-i në kuadrin e “Planit vjetor të Punës (2008 – 2009) së MPÇSSHB–së – Për mbështetjen e zbatimit të Programit të Përbashkët të OKB-së për Barazinë Gjinore në Shqipëri”.

Aktiviteti-9-2009Qëllimi i këtij trajnimi ishte fokusimi në rritjen e aftësive të pjesëmarrësve në dy drejtime: a) të kuptuarit më mirë të CEDAW dhe LBGJ për një interpretim dhe zbatim të tyre si një përgjegjësi e re në çështjet e përkatësisë gjinore dhe kundër diskriminimit; b) përmirësimi i teknikave të trajnimit.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve u realizua duke bashkëpunuar me projektin austriak “Barazi në Qeverisje”, në kuadrin e të cilit është realizuar krijimi dhe funksionimi i një skuadre trajnuesish për çështjet gjinore, të cilët gjatë vitit 2008 dhe 2009 kanë realizuar një numër të madh trajnimesh nëpër Bashkitë e vendit. Gjitashtu, një pjesë tjetër pjesëmarrësish janë përzgjedhur duke marrë në konsideratë përvojën e tyre në lidhje me çështjet e përkatësisë gjinore, përvojën si trajnues dhe shtrirjen gjeografike.

Metodologjia dhe teknika e trajnimit e përdorur nga trajnuesit ishte e alternuar në përputhje me objektivat specifike të trajnimit duke synuar:
  • Tërheqjen e vëmendjes së audiencës mbi rolin dhe rëndësinë e LBGJ dhe CEDAW;
  • Rritjen e interesit të pjesëmarrësve rreth çështjeve më specifike të LBGJ dhe CEDAW; dhe
  • Paraqitja e standardeve dhe koncepteve ndërkombëtare si interpretim i pjesëve të ndryshme të ligjit.
Aktiviteti-9-2009_2Gjatë trajnimit, nga ekspertët u zbatua një kombinim metodash trajnuese si: paneli – i cili u përdor për të kaluar informacionin nga eksperti në audiencë, dhe disa raporte të anëtarëve të panelit për vëzhgimet e tyre  si dhe mënyrën se si ata mendojnë të realizojnë aktivitetet e ardhshme në lidhje me zbatimin e LBGJ dhe CEDAW; Debati, diskutimi i hapur dhe diskutimet në grup të cilat u përqëndruan më shumë në lidhje me zbatimin e instrumentave ndërkombëtarë të ratifikuara nga Shqipëria, ku pjesëmarrësit nxorrën në pah vështirësitë e deritanishme të vëzhguara nga ana e tyre; Studimi i çështjes, ku në mënyrë direkte ose jo, ekspertët praktikuan ushtrime të ndryshme.

Trajnimi për Trajnerë (ToT) për LBGJ dhe CEDAW shënon fillimin e një cikli trajnimesh që DPSHB do të organizojë në të gjithë vendin me përfaqësues të:  institucioneve  shtetërore në nivel qendror dhe vendor, OJF-ve, sistemit gjyqësor, medias etj., për rritjen e ndërgjegjësimit të të gjithë aktorëve në drejtim të njohjes dhe të zbatimit të LBGJ dhe CEDAW si dokumenta të rëndësishëm në drejtim të arritjes së barazisë gjinore.
 
AlbanianEnglish (United Kingdom)

Search

AlbanianEnglish (United Kingdom)

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

SOCIAL MEDIA

fb tw in yt

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot2
mod_vvisit_counterDje193
mod_vvisit_counterKëtë Javë560
mod_vvisit_counterKëtë Muaj3168
mod_vvisit_counterNë total232105
denonco-dhunen ne familje