16-19 mars 2009, Vizitë studimore në Spanjë.Spanja një vënd model i përpjekjes për arritjen e Barazisë Gjinore.Delegacioni shqiptar në një shkëmbim eksperience në Ministrinë e Barazisë. PDF Print E-mail
Nga data 16-19 Mars 2009 delegacioni qeverisë  shqiptare i drejtuar nga Zv/Ministrja e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Znj.Marieta Zaçe dhe në përbërje specialiste të DPSHB zhvilloi nje vizitë studimore në Spanjë.

Aktiviteti-13-2009Qëllimi i kësaj vizite ishte marrja dhe shkëmbimi  eksperiencave në fushën e barazisë gjinore dhe dhunës në familje. Aktivitetet e planifikuara u ndërmjetësuan me mbështetjen e ambasadorit të Mbretërisë Spanjës në Tiranë në kuadrin e Marrëveshjes së Përbashkët me UNIFEM.
Vizita u përqëndrua në takimet e planifikuara gjatë 3 ditëve të qëndrimit të delegacionit ne Madrid dhe Barcelonë të Spanjës ku kryesisht diksutimet  u përqëndruan në njohjen e strukturave homologe, ecurisë e aktivitetetit në fushën legjislative, politikave, punës kërkimore e studimore në fushat përkatëse.

16 Mars 2009
Takim në Ministrinë e Barazisë në Madrid


Takimi i parë  u organizua   me Drejtoren e Përgjithshme të Ministrisë së Barazisë. Në këtë takim u paraqitën strukturat e barazisë gjinore dhe dhunës me bazë gjinore. Arritjet më të mëdha të evidentuara nga përfaqësuesit të Ministrisë së Barazisë ishin: 1-Ngritja në nivel nga Instituti i Grave, i cili kishte funksionuar për 25 vjet në nivel Ministrie 2- Miratimi i Ligjit të Barazisë 2007 dhe 3- Ligji  kundër dhunës miratuar më 2004.

Në vitin 2007 ishte  krijuar Ministria e Barazisë si autoriteti më i lartë përgjegjës për çështjet e barazisë gjinore dhe dhunës me bazë gjinore. Sekretaria e Përgjithshme kishte mandat kushtetues dhe luante rolin e një Drejtorie të Përgjithshme në vartësinë e të cilës ishin tre njësi të cilat punonin në hartimin dhe zbatimin e politikave për barazi e mundësi të barabarta dhe dhunës me bazë gjinore.

1.    Drejtoria kundër diskriminimit e cila në objektin e punës së saj kishte jo vetëm eleminimin e diskriminimit gjinor, por edhe diksriminimin ndaj kategorive të tjera  si PAK, diskriminimin racial, orientimin e ndryshëm seksual, për arsye fetare etj. Drejtoria ofronte: asistencë për viktimat e diskriminimit, analiza e studime të ndryshme. Një Këshill me përfaqësues të instucioneve të tjera e pushtetit vendor me vizion garantimin e të drejtave sa më sipër mblidhej në nivel teknik.
2.    Delegacioni i qeverisë kundër dhunës me bazë gjinore, e cila në objektiv të punës së saj trajtonte zbatimin e ligjit të dhunës me bazë gjinore e në marëdhëniet familjare i kushtonte më tepër rëndësi marëdhënieve midis partnerëve. Në Spanjë ekziston linja 016 (e cila ishte linjë publike që administrohej nga Ministria e Barazisë) për viktimat e dhunës  për të gjithë territorin. Përsa i përket shërbimeve të ofruara për viktimat e dhunës ekzistonin dhe funksiononin qëndra emergjente, strehëza dhe apartamente mbikqyrëse ku strehoheshin gratë e dhunuara  dhe fëmijët.

3.    Njësia për barazi e mundësi të barabarta në çështjet e punësimit,  e cila mblidhte dhe analizonte statistikat e ndara sipas gjinisë, moshës,  për çështjet e punësimit. Statisktikat mblidheshin çdo tre muaj për këto indikatorë: popullsia aktive në punësim, niveli i papunësisë, niveli i punësimit, etj.  Lidhur me punësimin burrat ishin të punësuar në sektorët tradicionalë si ndërtimi dhe gratë në shërbime.

Disa nga çështjet ku pati pyetje dhe interes nga ana jonë ishin:

-    Lidhur me integrimin e perspektivës gjinore në fushën e punësimit dhe si realizohej lidhja midis Ministrisë së Barazisë dhe Ministrisë së Punës., ku nga ana e palës spanjolle u shpjegua se bashkëpunimi realizohej edhe në sajë të forcës detyruese të Ligjit të Barazisë.
-    Lidhur me pyetjen tonë për financimin e qëndrave u shpjegua se për Qëndrat për viktimat e dhunës  fondet jepeshin nga nga buxheti i bashkive, por edhe vetë  Ministria e Barazise mbështeste me fonde  hapjen e  qëndrave të reja.

Aktiviteti-13-2009_2Takimi pune  i delegacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit me Ambasadoren për Promovimin e Politikave të Barazisë, Këshilltarit të Zyrës  së Planifikimit dhe Vlerësimit të Politikave të Zhvillimit dhe Drejtorin e Sektorit të Barazisë Gjinore të Agjensisë Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim

Ky takim u përqëndrua në politikat e barazisë  që kanë si bosht integrimin gjinor në politikën e jashtme të Spanjës. Prioritetet e kesaj Ministrie ishin vazhdimësia e Platformës së Pekinit, të Objektivave te Milleniumit, përmbushjes së detyrimeve të Kajros, Konventës për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas, Rezolutës 1325  të OKB etj. Barazia  gjinore është boshti kryesor për integrimin në BE. Kjo Ministri përqëndrohej në dy çështje: a)Pjesa e veçantë-Politikat e Zhvillimit b)Puna në fushën multilaterale.
Nje çështje mjaft e rëndësishme ishte dhe kontributi i donatoreve në mbeshtetje të politikave të Barazisë gjinore dhe dhunës në familje sidomos Programi “ONE UN” i cili  mbështetet nga UNIFEM. Sektori i kooperimit dhe zhvillimit dhe vetë Agjensia e Kooperimit Spanjoll për periudhën 2009-2012  do të mbështesë edhe Shqipërinë nëpërmjet projektit për  ofrimin e një ndihme për mikrokredi. Brnda Agjensisë është krijuar një Drejtori  për të analizuar punën e bërë nga agjensia në vende të ndryshme  për fushën e barazisë gjinore
Znj Zaçe duke vlerësuar takimin  dhe përvojën e tyre  bëri një përmbledhje të progresit të arritur në Shqipëri përsa i pëerket barazise gjinore duke përmendur  një sërë reformash të arritura në Shqipëri si hartimin dhe zbatimin e SKBGJ&DHF 2007-2010, si  dhe vendosjen e  kuotës  gjinore për rritjen e pjesmarrjes së grave ne politikë.
Një nga konkluzionet kryesore ishte bashkëpunimi më i ngushtë në të ardhmen me Agjensinë Spanjolle të Kooperimit.

Vizitë në një strehëz  për gratë e viktima të dhunës  me bazë gjinore

Strehëza për vikimat e dhunës në familje ishte ngritur në vitin 1991 me një subvencion 100% nga Ministria e Çështjeve Sociale të Spanjës dhe administrohej nga nje OJF.

Çdo vit prezantohej qeverisë programi për mbështetjen e strehëzës, dhe mbi atë bazë merrej buxheti.
Kjo ishte një strehëz në të cilën gratë-viktima të dhunës qëndronin për 18 muaj, gjatë të cilëve ato kalonin në disa programe rehabilitimi.
Stafi i strehëzës përbëhej nga 20 persona nga të cilët 8 ishin staf teknik dhe 12 staf për mirëmbajtje.
Kapaciteti i strehëzës ishte për 28 familje. (gra dhe fëmijët e tyre të mitur) dhe përbëhej nga disa ambjente si: menca e përbashkët për të gjithë klientët, kuzhina e përbashkët, lavanteria e përbashkët, salla për televizor, salla e takimeve me stafin drejtues të strehëzës, ambjente të vogla për takime personale me psikologët, ambjent për takimin me avokatin e strehëzës, ambjent-çerdhe për fëmijët e vegjel, bibliotekë, sallë ku bëheshin punime artizanale, palestër, salla për joga,  etj.

Ambjentet e fjetjes përbëheshin nga apartamente të vogla për 2-3 persona me tualet brenda.
Fëmijët që pranoheshin të jetonin në strehëz më nënat e tyre, duhej të ishin nën 18 vjeç-vajzat, dhe deri në 12 vjeç djemtë.
Gratë-viktima të dhunës me bazë gjinore që jetonin në strehëz, ishin të ndara në 5 grupe:
1.    Grupi i grave të dhunuara psikologjikisht. Për këto gra punonin 2 psikologe. Ato bënin terapi individuale 1 herë në javë dhe terapi grupi me të gjitha gratë.
2.    Grupi që jepte  asistencës mjekësore dhe asistencë për shkollimin e fëmijëve.
Brenda 24 orëve që vinin në strehëz, bëhej sistemimi i fëmijëve në shkolla.
3.    Sektori i asistencës juridike ku një avokat ishte permanent i strehëzës dhe ky   bashkëpunonte me avokatë të tjerë të cilët i përfaqësonin në gjykatë viktimat e dhunës.
4.    Sektori i formimit profesional. Në këtë sektor gratë bënin kurse të ndryshme gjatë kohës së qëndrimit në strehëz në mënyrë që të përgatiteshin për kohën kur do të dilnin nga strehëza.
5.    Sektori për punën me fëmijët. Në këtë sektor punohej për argëtimin e fëmijëve në mënyrë që ti largoheshin stereotipeve të dhunës. Në të njëjtën kohë në strehëz ishin edhe 2 punonjës profesionistë për të siguruar harmoni mes banoreve të strehëzës.

Pas periudhës 18 mujore të qëndrimit në strehëz grave u gjendeshin apartamente në të cilat mund të jetonin kur dilnin nga strehëza.

Disa nga arsyet për të cilat niuk mund të pranoheshe në strehëz ishin: Nëse vuaje nga sëmundje mendore, nëse kishe varësi nga droga në momentin që doje të hyje në strehëz, dhe nëse ushtronin prostitucionin.

Kjo ishte strehëza më e madhe në Spanjë dhe e vetme në shërbimin që ofronte për 18 muaj.

17 Mars 2009
Takim në Institutin e Studimeve për Grave në Universitetin Autonom të Madridit  pranë Fakultetit të studimeve Ekonomike dhe të Biznesit.

Ky institut i pavaruar ishte i atashuar në godinën e Fakultetit të Studimeve Ekonomike. Ishte i pari në Spanjë i cili ishte i fokusuar në përgatitjen e studimeve multidisiplinare dhe masterave për problemet gender. Këto studime ku merrnin pjesë  psikologë, mjeke, profesorë, esksperte te fushës së barazise gjinore, filozofë ekspertë të  fushës akademike etj,  kryheshin për tematika të ndryshme, shëndeti i grave, dhuna në familje, biznesi i grave  etj të cilat ishin të pasqyruara edhe në web-site e tyre.E rëndësishme ishte  kooperimi  dhe bashkëpunimi me institucionet e ndryshme si Ministria e Barazisë, Instituti i Grave etj. Ky institut funksionon si departament por këtu marrin pjesë që punojnë part-time edhe ekspertë  nga institucionet e tjera.Financimi i studimeve bëhej nëpërmjet financimeve nga projektet e ndryshme.
Në Spanje  kishte 77 universite , 7 gra rektore 13 % shefe katedre.46% e grave janë të fushës akademike.

Përfaqësuesja e INSTRAW paraqiti punën e bërë nga organizata që ajo përfaqësonte lidhur  me projektin për emigracionin i shtrirë deri tani në 6 vende, ku do të përfshihej edhe emigracioni shqiptar në Greqi. Për këtë kërkoi shtrirjen e bashkëpunimit me Shqipërinë për zgjeruar rrjetin.

Bashkëpunim u kërkua në mënyrë reciproke midis nesh dhe Institutit për realizimin e studimeve rajonale me tematika të ndryshme për barazinë gjinore dhe dhunën.

Takim në  Institutin e Grave
Përpara se të krijohej Ministria e Barazisë, struktura përgjegjëse për çështjet e barazisë gjinore dhe dhunës në familje ishte Instituti i Grave që kishte punuar 25 vjet  lidhur me këto çështje. Me mbështetjen e qeverisë dhe partive politike u krijua Ministria e Barazisë e cila arriti nivelin më të lartë. Gjatë periudhës së funskionimit të institutit me punën e madhe të këtij të fundit janë miratuar 2 ligje. Ligji kunder dhunes ne familje  dhe Ligji i barazise. Ky institucion gëzonte mbështetjen e të gjitha forcave politike. Një sektor i veçantë ishte ai statistikave gjinore. Burimet për analizat statistikore ishin jo vetëm të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Statistikave por edhe nga burime të tjera. Kishte filluar inisiativa për ngritjen e një  sistemi kombëtar të të dhënave për dhunën në familje. Ndërkaq data-baze “Gra në shifra” përfshinte rreth 300 tregues. Në nivel lokal integrimi i çështjeve gjinore bëhej në nivel bashkie, ndërsa  në nivel Qendror në Ministri kishin krijuar observatorë të barazisë  gjinore për integrimin e çështjeve gjinore në nivel qëndror.

Vizitë në Kongresin e Deputetëve. Takim pune me Komisionin e Barazisë
Në Spanjë progresi i çështjeve gjinore ishte pasqyruar në  miratimin e dy ligjeve mjaft të rëndesishme, Ligjit të dhunës dhe Ligjit të Barazisë gjinore. Këto ligje kanë patur mbeshtetjen e qeverise dhe OJF-ve
Komisioni i barazisë ishte i pari komision në Parlament i cili ishte krijuar pas krijimit të Ministrisë së Barazisë.  Ky komision përbëhej nga dy nënkomisione: Nënkomisioni për dhunën në familje dhe Nënkomisioni për abortin. Pyetjes se si realizohej kontrolli i zbatimit të politikave gjinore kryetarja e komisionit u përgjigj se: Grupet parlamentare që bëjnë pjesë në Komision thërrasin Ministrin     e Barazisë për të raportuar në Parlament.

18 Mars 2009
Takim ne Institutin e Grave të Katalunjës/ Barcelonë

Institut i pavarur i qeverisë të Katalunjës   i cili i dedikohet çështjeve së barazisë burrë –grua dhe dhunës në familje.Ato zbatonin planin e tyre Strategjik  1 vjeçar i cili mbështetej ne 6 drejtime kryesore. Kryesore. Gjatë diskutimeve u bënë pyetje në lidhje me Gender-Bugeting i cili ne Spanjë nuk ishte aplikuar por kishin bere një fushatë sensibilizuese për mbledhjen e statistikave gjinore që do të ndihmonin në hartimin e politikave.  Nga ana e tyre po përgatitej ligji për barazinë gjinore. Ndërkaq ligji kundër dhunës bazohej vetëm në marëdhëniet reciproke midis bashkëshortëve.

Takim në Zyrën e  Këshillit Bashkiak të Barcelonës
Në  bashki ishin krijuar këshillat e barazisë të cilët bënin integrimin e çështjeve gjinore ne nivel lokal Ne bashki realizoheshin programe kunder dhunes ne familje, shërbime informacioni për gratë etj. Çdo 4 vjet bënin anketime për përdorimin e kohës së punës për gratë, nivelin e jetesës së popullsisë etj.

Rekomandime
1.    Forcimi i mekanizmave ligjore dhe institucionale  per sigurimin e barazisë gjinore në nivel qëndror dhe vendor, të cilat të mbështetet me burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore.
2.    Përcaktimi i nidikatorëve gjinorë për monitorimin e politikave të barazisë gjinore dhe dhunës në familje.
3.    Mbledhja dhe analiza e statistikave të ndara sipas gjinise për cdo fushë specifike
4.    Përgatitja e studimeve sipas problematikave të ndryshme për barazinë gjinore dhe dhunën në familje.
5.    Aplikimi i Buxhetimit Gjinor (Gender –Bugeting)
6.    Llogaritja e punës së papaguar në GDP.
7.    Bashkëpunimi i mëtejshëm shtet –organizata ndërkombëtare –OJF.
8.    Zbatimi dhe monitorimi i Planeve Strategjike dhe vlerësimi i impaktit gjinor të tyre.
 
AlbanianEnglish (United Kingdom)

Search

AlbanianEnglish (United Kingdom)

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

SOCIAL MEDIA

fb tw in yt

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot121
mod_vvisit_counterDje225
mod_vvisit_counterKëtë Javë346
mod_vvisit_counterKëtë Muaj4282
mod_vvisit_counterNë total226969
denonco-dhunen ne familje