|
Trajnimi për Trajnerë (ToT) për LBGJ dhe CEDAW Në 24-25 Qershor 2009 u organizua trajnimi për trajnerë për Ligjin “Për barazinë gjinore në shoqëri” (BLGJ) dhe Konventën për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Gruas (CEDAË). Ky trajnim u organizua nga DPSHB dhe u mbështet nga UNIFEM-i në kuadrin e “Planit vjetor të Punës (2008 – 2009) së MPÇSSHB–së – Për mbështetjen e zbatimit të Programit të Përbashkët të OKB-së për Barazinë Gjinore në Shqipëri”. Qëllimi i këtij trajnimi ishte fokusimi në rritjen e aftësive të pjesëmarrësve në dy drejtime: a) të kuptuarit më mirë të CEDAW dhe LBGJ për një interpretim dhe zbatim të tyre si një përgjegjësi e re në çështjet e përkatësisë gjinore dhe kundër diskriminimit; b) përmirësimi i teknikave të trajnimit.Përzgjedhja e pjesëmarrësve u realizua duke bashkëpunuar me projektin austriak “Barazi në Qeverisje”, në kuadrin e të cilit është realizuar krijimi dhe funksionimi i një skuadre trajnuesish për çështjet gjinore, të cilët gjatë vitit 2008 dhe 2009 kanë realizuar një numër të madh trajnimesh nëpër Bashkitë e vendit. Gjitashtu, një pjesë tjetër pjesëmarrësish janë përzgjedhur duke marrë në konsideratë përvojën e tyre në lidhje me çështjet e përkatësisë gjinore, përvojën si trajnues dhe shtrirjen gjeografike. Metodologjia dhe teknika e trajnimit e përdorur nga trajnuesit ishte e alternuar në përputhje me objektivat specifike të trajnimit duke synuar:
Gjatë trajnimit, nga ekspertët u zbatua një kombinim metodash trajnuese si: paneli – i cili u përdor për të kaluar informacionin nga eksperti në audiencë, dhe disa raporte të anëtarëve të panelit për vëzhgimet e tyre si dhe mënyrën se si ata mendojnë të realizojnë aktivitetet e ardhshme në lidhje me zbatimin e LBGJ dhe CEDAW; Debati, diskutimi i hapur dhe diskutimet në grup të cilat u përqëndruan më shumë në lidhje me zbatimin e instrumentave ndërkombëtarë të ratifikuara nga Shqipëria, ku pjesëmarrësit nxorrën në pah vështirësitë e deritanishme të vëzhguara nga ana e tyre; Studimi i çështjes, ku në mënyrë direkte ose jo, ekspertët praktikuan ushtrime të ndryshme.Trajnimi për Trajnerë (ToT) për LBGJ dhe CEDAW shënon fillimin e një cikli trajnimesh që DPSHB do të organizojë në të gjithë vendin me përfaqësues të: institucioneve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, OJF-ve, sistemit gjyqësor, medias etj., për rritjen e ndërgjegjësimit të të gjithë aktorëve në drejtim të njohjes dhe të zbatimit të LBGJ dhe CEDAW si dokumenta të rëndësishëm në drejtim të arritjes së barazisë gjinore. |
DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje






![]() | Sot | 146 |
![]() | Dje | 205 |
![]() | Këtë Javë | 1149 |
![]() | Këtë Muaj | 5085 |
![]() | Në total | 227772 |