| 27-28 prill 2009, Përfundon proçesi i trajnimit në nivel vendor të Nënpunësve të Barazisë Gjinore |
|
|
|
|
Takimi i parë Kombëtar i Nënpunësve të Barazisë Gjinore në Shqipëri Takimi i parë kombëtar i nëpunësve të barazisë gjinore të Bashkive në Shqipëri u mbajt më 27 - 28 Prill 2009, në Tiranë. Ky takim u organizua në kuadër të projektit “Barazi në qeverisje “(BnQ) dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta/Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta. Qëllimi i këtij takimi: Të mbledhë të gjithë nëpunësit e barazisë gjinore nga Bashkitë e Shqipërisë si dhe bashkëpunëtorët kryesorë të përfshirë në fushën e çështjes së barazisë gjinore në vend. Në takim morën pjesë 42 pjesëmarrës – duke përfshirë këtu punonjës të Bashkive, punonjës civilë të qeverisë qendrore dhe përfaqësues të donatorëve. Përveç shpërndarjes së informacionit kyç mbi çështjet ligjore dhe detyrat, përgjegjësitë dhe aktivitetet e PFBGJ, takimi u pa nga këndvështrimi i fuqizimit të pjesëmarrësve në rolin e tyre si avokatë të barazisë gjinore dhe të nxitjes së rrjeteve rajonale. Objektivat specifike të takimit: a) të shpjegojë dhe sigurojë informacion mbi ligjet që rregullojnë barazinë gjinore dhe dhunën në familje; b) të diskutojë rëndësinë e Ligjit “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri” për qeverisjen vendore dhe punën e nëpunësve të barazisë gjinoreë. c) të shpërndajë informacion mbi objektivat e Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje (SKBGJ & DHF). d) të përcaktojë kompetencat e nëpunësve të barazisë gjinore dhe rolin e tyre në pushtetin vendor (Bashki); e) të rrisë njohuritë rreth përdorimit të treguesve specifikë lidhur me barazinë gjinore; f) të identifikojë nevojat aktuale të nëpunësve të barazisë gjinore dhe perspektivat e së ardhmes; g) të krijojë një rrjet kombëtar të nëpunësve të barazisë gjinore. Metodologjia e përdorur u bazua mbi qasjen pjesëmarrëse. U përdorën shumë metoda të ndryshme si: rrahje mendimesh, diskutime në grupe të mëdha, punë në grupe të vogla, prezantime të punëve në grup etj. për të siguruar pjesëmarrjen aktive të pjesëmarrësve. Megjithatë, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin punonjës të bashkive të cilët kishin një pozicion, kryesisht në sektorin social. Brenda dy ditëve u krijua një atmosferë miqësore mes grupeve të punës. Pjesëmarrësit nga Bajram Curri, Kukësi, Kopliku, Shkodra, Lezha, Rubiku, Rrësheni, Burreli, Klosi, Bulqiza, Peshkopia dhe Kruja kishin marrë pjesë në trajnimin specifik për çështjet e barazisë gjinore në vazhdimësi të projektit “Barazi në Qeverisje”. Të tjerët kishin qenë pjesë e seminareve në nivel rajonal mbi Ligjin “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe Ligjit “Për barazinë gjinore në shoqëri”. Takimi vazhdoi me prezantime nga diskutantë të ndryshëm mbi strukturën e çështjeve ligjore për barazinë gjinore dhe rëndësinë e tyre për qeverisjen vendore. Çështjet e diskutuara renditen më poshtë: • Legjislacioni lidhur me Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje – kuptimi i tij për qeverisjen vendore • Detyrat e Nënpunësve Vendor të Barazisë Gjinore (NVBGJ) si dhe mbi rëndësinë e ngritjes së një rrjeti të NVBGJ • Strategjia Kombëtare mbi Barazinë Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje 2008-2010” • Treguesit Gjinorë dhe të dhunës në familje, “Diskutimi i Draftit Paraprak”. Rekomandime shumë konkrete për takimin tjetër të Nënpunësve Vendor të Barazisë Gjinore NVBGJ:
|
DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje






![]() | Sot | 11 |
![]() | Dje | 198 |
![]() | Këtë Javë | 11 |
![]() | Këtë Muaj | 3947 |
![]() | Në total | 226634 |