| 3-5 mars 2009, Pjesmarrje në sesionin e 53-të të komisionit për statusin e grave në New York. |
|
|
|
|
Drejtorja e DPSHB, nga data 3 deri në datën 5 mars 2009, mori pjesë si përfaqësuese e Shqipërisë në sesionin e 53 te Komisionit per Statusin e Grave në New York. Tema kryesore e këtij sesioni ishte “Ndarja e barabartë e përgjegjësive midis burrave dhe grave, përfshirë kujdesin në kontekstin e HIV/AIDS”. Në një nga panelet e diskutimit, përfaqësuesja e Shqipërisë bëri një prezantim të shkurtër të iniciativave të politikave shqiptare për barazinë gjinore, në të cilin veçanërisht u theksua se , politikat gjinore të Qeverisë kanë patur si objektiv fuqizimin e statusit të gruas, me qëllim që t’i krijohet asaj në vazhdimësi një akses më i madh në tregun e punës dhe në shanset për karrierë zyrtare, politike e biznesi. Programi i punës së Qeverisë Shqiptare, u theksua se parashikon angazhimin e plotë të pushtetit ekzekutiv për të eliminuar dhunën ndaj grave e vajzave dhe shfrytëzimin e tyre për qëllime prostitucioni, apo për qëllime të tjera denigruese. Në mënyrë të veçantë u theksuan arritjet në kuadrin politiko- legjislativ si miratimi dhe implementimi i SKBGJ/DHF, i ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” si dhe i Ligjit “Për barazinë gjinore në shoqëri”, të shoqëruara me risitë që sjellin këto instrumenta në sfidën gjinore, sidomos përsa i përket mekanizmit të kuotës dhe sanksionimit të saj edhe në Kodin Zgjedhor. Po ashtu një vëmendje e veçantë iu kushtua prezantimit të raportit III Qeveritar të CEDAW i cili është miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në korrik 2008. Ky raport evidenton qartë progresin e bërë në kuadër të zbatimit të detyrimeve të Konventës që nga raportimi i bërë në vitin 2003. Evidenton progres të dukshëm dhe arritje në fushën legjislative, të hartimit të politikave të reja, të zbatimit në praktikë të saj dhe rritjes së familjaritetit me këtë konventë nga shumë aktorë. - Në mbasditen e datës 3 Mars përfaqësuesja e Shqipërisë mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Europës dhe Përfaqësia e Përhershme Spanjolle në Kombet e Bashkuara me temë: “Pjesëmarrja e Barabartë”. Në këtë panel u bë një prezantim i modeleve më të suksesëshme të vëndeve të Këshillit të Europës , në lidhje me integrimin gjinor. Kështu Ministrja e Barazisë Gjinore Spanjolle paraqiti përvojën spanjolle në aspektin e reformave legjislative dhe impaktin që ka pasur kuota në rritjen e përfaqësimit të gruas në vendimmarrje. Një model tjetër interesant ishte ai i përfaqësueses së Norvegjisë, i cili konsistonte në plotësimin e kushtit të pjesëmarrjes së detyruar në borde drejtuese të bizneseve nga të dyja gjinitë, përpara se këto biznese të liçensoheshin, duke penetruar kështu në mënyrë të detyrueshme, mekanizmin e kuotës edhe në sektorin privat. - Një tjetër takim po në të njëjtën datë ishte ai i organizuar nga Qendra e UNIFEM , në lidhje me ecurinë, problemet dhe arritjet e programit “Një OKB- për barazinë Gjinore” në vendet pilot. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të stafit të OKB në vende të ndryshme dhe përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe vietnameze. Përfaqësuesja e UNIFEM në Vietnam dhe ajo e qeverisë vietnameze, prezantuan programin “Një OKB” në Vietnam, arritjet dhe problemet. Në vijim përfaqësuesja shqiptare bëri një prezantim po të këtij programi në Shqipëri, duke u ndalur në impaktet kryesore pozitive të tij sidomos në drejtim të suportit të qeverisë dhe bashkërendimit të punës midis shtetit- donatorëve dhe shoqërisë civile për të arritur objektivat. |






![]() | Sot | 26 |
![]() | Dje | 157 |
![]() | Këtë Javë | 1000 |
![]() | Këtë Muaj | 1827 |
![]() | Në total | 140660 |