| 3 qershor 2009, Miratohet raporti i parë i programit të Barazisë Gjinore dhe Kundër Dhunës në Familje |
|
|
|
|
Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore (KKBGJ) Më datë 3 Qershor 2009 në mjediset e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB), u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore. Qëllimi : Të zhvillohet mbledhja e parë e KKBGJ-së dhe të miratohet Raporti Vjetor i Zbatimit të Objektivave të SKBGJ/DHF për vitin 2008.Mbledhja u hap nga Z. Viktor Gumi, Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, i cili, pasi u uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve theksoi se miratimi i Ligjit Nr. 9970 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri” ngarkon MPÇSSHB si autoritetin përgjegjës për barazinë gjinore. Në mbledhjen e parë Ministri i MPÇSSHB paraqiti raportin e zbatimit të objektivave SKBGJ/DHF për vitin 2008, punën e bërë deri tani, arritjet kryesore dhe rekomandimet për përmirësimin e punës në të ardhmen. Disa prej këtyre arritjeve të politikave gjinore konsistojnë në:Fuqizimin e mekanizmit institucional për barazinë gjinore dhe dhunën në familje përmes: a) Ngritjes së Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore (KKBGJ); b) Strukturës së re për Masat ndaj Dhunës në Familje; c) Hedhjes së hapave të parë në ngritjen e Sekretariatit Teknik për Monitorimin e SKBGJ/DHF; d) Institucionalizimit të rrjetit të nëpunësve gjinorë dhe dhunës në familje në nivel qendror dhe vendor sipas Ligjit Nr.9970 “Për barazinë gjinore në shoqëri”. Ngritjen dhe funksionimin e Grupit të Punës Ndërinsitucional (GPNI) si grup këshillimor në sigurimin e statistikave gjinore dhe përcaktimin e treguesve të harmonizuar gjinorë në mbështetje të politikave dhe monitorimit të barazisë gjinore në Shqipëri sipas angazhimeve kombëtare e ndërkombëtare për barazinë gjinore në çdo nivel të qeverisë. Hartimin e akteve të reja ligjore dhe nënligjore për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje si: a) Miratimi i ligjit Nr. 9970 “Për barazinë gjinore në shoqëri”; b) Hartimi i akteve nënligjore në zbatim të Ligjit Nr. 9669 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”; c) Hartimi i akteve nënligjore në zbatim të ligjit Nr. 9970 “Për barazinë gjinore në shoqëri”.Organizimin e fushatave ndërgjegjësuese në të gjithë vendin mbi çështjet gjinore dhe parandalimin e dhunës në familje. Më pas u kalua në raportime të zv/ministrave dhe përfaqësuesve të Ministrive përkatëse lidhur me zbatimin e objektivave të SKBGJ/ DHF për vitin 2008. Në vijim, diskutuan edhe përfaqësues të shoqërisë civile si anëtarë të KKBGJ, të cilët në diskutimet e tyre përgëzuan DPSHB për raportin dhe arritjet e prezantuara duke theksuar se roli i arsimimit të vajzave dhe grave duhet të jetë i balancuar për barazinë gjinore dhe dhunën në familje. Të gjithë anëtarët pas diskutimeve miratuan njëzëri raportin progresiv të zbatimit të SKBGJ/DHF për 2008. |
DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje






![]() | Sot | 22 |
![]() | Dje | 184 |
![]() | Këtë Javë | 1273 |
![]() | Këtë Muaj | 3760 |
![]() | Në total | 226447 |