Të nderuar Miq! Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta, e angazhuar në misionin e saj fisnik , për një shoqëri me shanse të barabarta për të gjithë, ka kënaqësinë të ndajë me ju, një pjesë të përpjekjeve të përditëshme, në funksion të realizimit sa më të mirë të misionit të mësipërm.
Sfida për shanse të barabarta është sa e bukur, po aq edhe e vështirë. Ajo kërkon që në rradhë të parë të njohësh asimetritë e zhvillimit të shoqërisë dhe privimet që ato i sjellin kategorive të caktuara shoqërore në kohë dhe kushte të caktuara. Në këtë kontekst po aq e rëndësishme mbetet ekspertiza e shkaqeve dhe e faktorëve, mbi bazën e të cilave duhet të hartohen politikat e suksesshme të minimizimit të pabarazive reale. Dhe më tej është proçesi i mirekoordinimit dhe i implementimit të këtyre politikave , treguesi i vërtetë i matjes së rezultatit.
Ne vazhdojmë të përballemi më pabarazinë gjinore në arteriet jetike të një formacioni të emancipuar shoqëror, sic janë aksesi për punësimim, vendimarrja, etj. Në vazhdojmë të përballemi me forma të ndryshme tradicionale apo të reja të dhunës në familje, sidomos
ndaj grave, fëmijëve, të moshuarëve. Kliko per me teper...
MEKANIZMI KOMBËTAR PËR BARAZINË GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE PDF Print E-mail
1-    Ministri që mbulon çështjet e barazisë gjinore & dhunës në familje -Autoriteti përgjegjës për zbatimin e ligjeve dhe të programeve shtetërore për çështjet gjinore dhe dhunës në familje është Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Sipas Ligjit Nr. 9970 dt.24.07.2008 “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri” organe të tjera përgjegjëse për mbarëvajtjen e çështjeve gjinore janë:

2-    Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore i ngritur me Urdhër të Kryeministrit Nr.3 datë 8.1.2009 ,  i cili është organ këshillimor për politikat gjinore. Ky Këshill  drejtohet nga Ministri që mbulon çështjet e barazisë gjinore dhe në përbërje ka 9 zëvendësministra dhe tre anëtarë përfaqësues të shoqërisë civile.

3-    Drejtoria e Politikave të Shanseve të Barabarta. (DPSHB)
Bazuar në Ligjin Nr. 9970 dt.24.07.2008 “Për barazi gjinore në shoqëri” dhe Ligjit Nr. 9669 dt. 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” Ministri e kryen funksionin e mësipërm nëpërmjet sturkturës përgjegjëse që është, Drejtoria e  Politikave të Shanseve të Barabarta e cila funksionon që prej vitit 2006. Misioni kryesor i saj është “formulimi dhe zhvillimi e politikave për nxitjen e barazisë në fusha të tilla si, barazia gjinore, barazinë/pabarazinë në aftësi, problemet e pakicave etnike, etno-kulturore dhe gjuhësore, pabarazinë moshore, atë brezore e racore etj”.

DPSHB përbëhet nga dy sektorë: Sektori i Barazisë Gjinore dhe Sektori Për Masa Ndaj Dhunës në Familje.
Read more...
 

POLITIKA KOMBËTARE

DOKUMENTAT POLITIKE KOMBËTARE PËR BARAZI GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE
Strategjia Kombtare per Barazi Gjinore dhe Dhunen ne Familje

Dokumentat POLITIKE kombËtare pËr BGJ/DHF

Search

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot178
mod_vvisit_counterDje169
mod_vvisit_counterKëtë Javë857
mod_vvisit_counterKëtë Muaj347
mod_vvisit_counterNë total64300

LAJMET E FUNDIT

Trajnim mbi çështjet gjinore i nivelit bazë për përfaqësues të pushtetit vendor ne bashkite :Gramsh, Kamëz, Librazhd, Lezhe, Rubik, Shkodër, Kukës, Koplik.

GAZETA ELEKTRONIKE

Abonohuni ne gazeten elektronike te DPSHB per tu informuar ne lidhje me te rejat me te fundit te institucionit tone.
denonco-dhunen ne familje