|
Lejet e punës, përfituesit dhe dokumentacioni i nevojshëm |
|
|
Bazuar në Udhëzimin Nr. 786, datë 09.04.2001, shtetasit e huaj me status pune si punëmarrës, punëdhënës dhe të vetëpunësuar, që aplikojnë për leje pune, duhet që të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
-
Formular tip , i cili jepet në organin kompetent, që lëshon lejen e punës.
- Kopje e kontratës së punës, të nënshkruar midis palëve të miratuar nga Zyra e Punësimit.
- Dëshmi profesionale, diploma e kualifikime të tjera, që tregojnë specializimin apo aftësitë profesionale, në përshtatje me kontratën dhe vëndin e punës.
- Vërtetim me shkrim i punëdhenësit dhe provë me shkrim për zbatimin e ligjit për punësimin e dy shqiptarëve kundrejt një shtetasi të huaj.
- Vendimi i gjykatës për njohjen dhe regjistrimin si person juridik apo fizik.
- Fotokopje e pasaportës të legalizuar dhe viza e hyrjes (datën e fundit të hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë.
- Dokument të pjesëmarrjes vullnetare në skemën e sigurimeve shoqërore, ose një deklaratë që tregon se është i siguruar në vëndin e origjinës (nr. e siguracionit).
- Dëshmi penaliteti, lëshuar nga autoritetet kompetente në vëndin e origjinës.
- Raport mjeko ligjor, marrë në vëndin e origjinës apo të banimit të fundit, kur i huajinuk ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky raport mund të nerret edhe nga institucionet shëndetsore të autorizuara nga shteti shqiptar, kur i huaji banon ligjërisht në Shqipëri.
- 5 copë fotografi.
Nga lejekërkuesit që rinovojnë lejet e punës, kërkohet që të paraqesin një dokument ku vërtetohet shlyerja e detyrimeve në Zyrën e tatimeve, akt- kontrolli i ISHP – së, fotokopja e lejes së punës paraardhëse.
|